“Bëj kujdes se ke vëllezërit në Amerikë”, e bija e Naum Priftit tregon si e paralajmëruan babain

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate”, vajza e shkrimtarit të shquar, Naum Prifti, Julika ka treguar se ata jetonin në një apartament shumë të vogël dhe babai i saj nuk kishte mundësi për një dhomë personale, prandaj shkonte çdo ditë te Biblioteka Kombëtare.

Ajo zbuloi se kur babai kthehej në shtëpi, çdo ditë pas dreke i lexonte shkrimet e tij, por që nuk kishin mundësi t’i incizonin.

Sakaq, Julika tha se kanë qenë të shumta rastet kur të atin e paralajmëronin që duhet të bëjë kujdes, pasi po shkruan kundër partisë dhe ka vëllezërit në SHBA.

“Ne kishim një apartament të vogël në Tiranë dhe babai megjithëse në profesion të lirë nuk kishte një dhomë siç duhej dhe shkonte përditë në Bibliotekën Kombëtare.

Ishte frekuentues i rregullt i Bibliotekës Kombëtare, madje kishte dhe një tavolinë dhe një karrige të vetën që nuk ia prekte askush, sepse e dinin që aty ishte vendi i tij.

Edhe shkruante atje, po kur kthehej në shtëpi, gjithmonë pasi hanim drekën, babai lexonte atë që kishte shkruar dhe ndonjëherë mua më dridhej mishi kur dëgjoja ato që kishte shkruar babai.

Dua të them që kishte një diksion dhe një zë shumë të bukur, mund të them që shumë pak janë aktorët që mund t’i afroheshin babait në interpretimin e veprave të tij, sepse e dinte shumë mirë logjikën e frazës dhe më vjen shumë keq që nuk mundëm ta incizonim.

Një herë në vit, babain e thërriste, operatori i zonës dhe i thoshte: ‘Ne e dimë që ti shkruan kundër, ke vëllezërit në Amerikë, kështu që kujdes’. Edhe babai nuk e dinte që do ta arrestonin apo do të kthehej atë ditë”, tregoi Julika.

Videon mund ta lexoni KËTU:

/abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MAHMUD DERVISH: AJO NË DARKË ËSHTË E VETMUAR

Poezi nga Mahmud Dervish

Ajo në darkë është e vetmuar
dhe unë jam i vetmuar, si ajo.
Midis meje dhe qirinjve të saj
në restorantin e dimrit janë dy tavolina të zbrazura
(asgjë nuk e trullos heshtjen tonë).
Ajo nuk më sheh, kur e shoh tek
këput një rozë nga kraharori i saj.
Edhe unë, po ashtu, nuk e shoh, kur më sheh mua tek thith nga pija ime një puthje…
Ajo nuk e ciflon bukën e saj edhe unë
po kështu, nuk e derdh ujin mbi
pecetën prej letre.
(asgjë nuk e trazon dot paqen tonë)
Ajo është e vetmuar, edhe unë, para bukurisë së saj, i vetmuar jam. Çne që nuk na njëson brishtësia? Them me vete:
– Pse nuk e po shijoj dot pijen e saj?
Ajo nuk më sheh, kur e shoh,
tek e vë njërën këmbë sipër tjetrës.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult