Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në Festivalin e Kanës në përkrahje të filmit “Pa vend” të regjisorit kosovar, Samir Karahoda.
Ai ka ndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa nga fotot dhe mbresat që i ka lënë pjesmarrja në Festivalin e Filmit në Kanë, ku pati mundësi të takojë disa nga emrat më të njohur të kinematografisë botërore.
Pasi ka shprehur mbështetjen për artistët e Kosovës për të cilët Albin Kurti thotë se janë bërë të njohur në të gjithë botën, ai ka shpërndarë veç të tjerave edhe fotot me regjisorët e famshmëm Spike Lee dhe Paolo Sorrentino të cilët ka pasur shansin t’i takojë në Francë.
Postimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:
“Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi. Nuk e takuam asnjë personalitet arti e kulture që nuk dinte për Kosovën. Samir Karahoda dhe Luàna Bajrami ishin krah për krah në Cannes me artistët më të shquar që erdhën këtu prej anekënd globit. Nga shumë mijëra filma ky Festival përzgjodhi rreth një dyzinë sosh për secilën kategori. Shumica dërrmuese e vendeve të botës nuk u kualifikuan. E Kosova kishte dy filma që u shfaqën dhe garuan. Rëndësia e artit dhe vlerat tona po bëhen bashkë për vetëdijen dhe shqisat e miliona shikuesve të huaj dhe mijëra artistëve të famshëm.
Në kuadër të vizitës dyditore në Cannes takova Jerome Paillard, drejtorin e Marche dú Film të Kanës, tregut më të madh të filmit në botë; Stefan Laudyn, Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës; Nikolaj Nikitin, drejtorin e SOFA – shkolla për avancimin e filmit; Katriel Schorry, nga Fondi i Filmit të Izraelit, dhe Helge Albers, nga Fondi i Filmit të Hamburgut. I falenderova për mbështetjen e filmit dhe artistëve nga Kosova si dhe diskutuam për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit.
Po ashtu takova edhe Ministren Franceze të Kulturës, znj. Roselyne Bachelot, me të cilën biseduam për avansimin e prodhimit të përbashkët të filmave, si dhe kryebashkiakun e Cannes, z. David Lisnard. E në fund, ishte kënaqësi të takoj Kryetarin e Jurisë sivjet, regjisorin Spike Lee, si dhe regjisorin italian Paolo Sorentino.
Qeveria që e udhëheq do të jetë pranë artistëve tanë dhe do t’i përkrah ata si asnjëherë më parë.”
Paolo Sorrentino të cilët ka pasur shansin t’i takojë në Francë.
Albin Kurti me Paolo Sorentinon
Albin Kurti me Spike Lee
Albin Kurti me artistet nga Kosova
Kurti me familjen dhe Ministren Franceze të Kulturës, Roselyne Bachelot