Ben Blushi: Gratë janë të guximshme…

ABC news ben blushi lëmoshë


Nga Ben Blushi

Katerina Zoton e njoha në instagram. Kishte veshur një fustan të gjerë me lule. I nisa një sms.
Mund të të fotografoj?
Me shumë kënaqësi, tha


A do e veshësh fustanin që pashë në instagram?
Sigurisht, tha Katerina

Na duhet dhe një pasqyrë, thashë unë
Do ta gjejmë, tha Katerina

Je shumë e bindur, i thashë
Jam nga Korça, tha, Katerina

Edhe unë nga Korça jam, thashë unë
E di, tha Katerina

Ku i keni shtëpitë në Korçë?
Pranë stacionit të Maliqit, tha Katerina

Po babai me çfarë është marrë?
Ka patur një mobileri

Me siguri do ketë votuar për mua, thashë unë
Babai na ka lënë, tha Katerina

Po mamaja me kë jeton?
Me mamanë e babait

Çfarë shkolle ke bërë?
Inxhinjeri tekstile


Dhe si u bëre stiliste?
Ishte pasioni im, tha Katerina

Sa vjet ke që ke hapur këtë studio?
7 vjet

Sa veshje mund të kësh qepur?
Më shumë se 7 mijë, tha Katerina

Pra ti qep tre fustane në ditë, thashë unë
Patjetër, tha Katerina

Vetëm për gra qep?
Vetëm për gra

Pse jo dhe për burra?
Gratë janë të guximshme, burrat janë të ngurtë

Si quhet stili jot?
Romantik, kurajoz, voluminoz

Në çfarë masash qep?
S M L


Çfarë është S M L?
Small, Medium, Large


Pra ti qep veshje që u bëjnë të gjitha grave?
Unë punoj online se ato nuk vijnë dot këtu për të marrë masat

Si vishen shqiptaret?
Shkojnë pas dukjes jo pas materialit të mirë

Po kush mendon se vishen më mirë në botë?
Italianët, tha Katerina


Jeton vetëm në Tiranë?
Jam e fejuar, tha Katerina

Kur do martohesh?
Në gusht të këtij viti

Do martohesh se e dashuron?
Sepse ka ardhur koha, tha Katerina

Sa vjet keni bashkë?
10 vjet,

Paska ardhur koha, thashë unë
Kishte ardhur, tha Katerina

Ç’a pune bën ai djali?
Klarinetist, tha Katerina

Duhet të bëjë shumë zhurmë, i thashë
Tani punon design është i qetë, tha Katerina

Fustanin e dasmës do ta qepësh vetë?
Kam filluar, kam qepur tre

Sa fustane dasme do qepësh?
Besoj se 10, tha Katerina

Kaq shumë fustane për një ditë, e pyeta
Ca do ti vesh, ca do ti shes,


Do shesësh fustanin e dasmës?
Pse jo, tha Katerina, unë këtë punë bëj

Më thuaj një VIP që ke veshur?
Nuk punoj me VIPA,



Çfarë ke me VIPAT?
Ata bëjnë vetëm tag në instagram

Pra nuk duan të paguajnë, thashë unë
Nuk paguajnë, tha Katerina, VIPAT mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre
Ke të drejtë, thashë unë.

*Titulli i origjinalit: Ben Blushi: “KATERINA ZOTO, STILISTJA S M L”


Lexo edhe:

BEN BLUSHI: KAM FRIKË… DUHET TË IKI…