Ben Blushi ka hapur një ekspozitë me fotografi në hollin e Kryeministrisë, me tematikë nga Ukraina.
Fotot tregojnë çfarë është Ukraina prej muajsh, katandisja e saj nga agresioni rus, të cilën Blushi e sjell si kujtesë dhe në kontekst të luftrave në Ballkan, specifikisht asaj të Kosovës.
Janë foto të cilat ai i ka realizuar gjatë qëndrimit në Ukrainë, kur udhëtoi aty me Ramën dhe Abazoviçin pak javë më parë./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
BEN BLUSHI: TAKIM ME JOHNNY DEPP
Po kaloja në qendër të Tiranës. Dy nxënëse mu afruan me disa letra. Me ngjyra.
Ça janë këto, i pyeta
Shprehje që mund të të lehtësojnë jetën, thanë nxënëset
Duhet të zgjedh njërën prej tyre?
Po zoti Blushi duhet të zgjedhësh, tha profesori i vajzave
Po zgjedh këtë blunë, thashë unë
Don’t stress, do your best, forget the rest
E bukur, tha profesori
Më shkon, thashë unë
Ne jemi Medreseja e Tiranës, thanë vajzat
Çfarë po bëni këtu, i pyeta
Është Panairi Shkencor, nxënësit paraqesin punimet e tyre
Janë punime artizanale?
Gjithshka nga ushqimet, përzjerjet kurative, vizatimet, punimet artistike maskat dhe çdo gjë bëhet nga vetë nxënësit
Shumë mirë, thashë unë
Shiko Katedralen e Korçës me bukë peshku, duam të demonstrojmë harmoninë fetare, tha profesori
E kanë bërë shumë të bukur, se në të vërtetë ajo Katedrale është shumë e shëmtuar, thashë unë
Nxënësit kanë shije, tha profesori
Më trego një nxënës me maskë ta fotografoj, thashë unë
Ja Mbretëresha Elisabetë, tha profesori
Nuk i ngjan, thashë unë
Ja dhe këngëtarja Adele, tha profesori
I ngjan Adelës, por është shumë më elegante se ajo, thashë unë
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU