Ben Blushi: Kavaja, një histori e shkurtër dhe një pyetje akoma më e shkurtër

ben blushi
Ben Blushi


Nga: Ben Blushi

Kaloja në një rrugicë në Kavajë. Pashë një motor të vjetër dhe një shishe qumështi mbi trotuar.
Nuk e di pse rrinin afër njëra-tjetrës. Më pëlqyen ashtu si dy objekte pa lidhje dhe vendosa t’i fotografoj.
Pa shkrepur as dy herë dëgjoj një burrë që ulërinte duke vrapuar drejt meje. Ishte i skuqur sikur i kisha marrë shishen e qumështit.
Mos fotografo motorin. Zhduku, do të v ra s.
Çfarë ke i thashë?
Do të v ra s ç’punë ke këtu?
Nuk kam asnjë punë po fotografoj rrugën.
Më jep aparatin
Nuk ta jap aparatin
Ma jep se do të v ra s
Nëse më vr e t nuk e hap dot aparatin tim
Do të vr a s nëse ke fotografuar motorin
Po pse motori jotë është?
Nuk është motori im po prapë do të v ra s
Qetësohu, i thashë.
S’ke turp maskara, fotografon nëpër rrugë.
Qetësohu se nuk kam fotografuar asgjë
Zhduku se do të v ra s zhduku shpejt.
U zhduka.
Tani kam një pyetje për ju.
Ky burrë çfarë kishte a ma shpjegoni dot?
A ju duket se i ngjan dikujt në këtë faqe?
Unë nuk di t’i jap motorit dhe në jetën time s’kam pirë kurrë qumësht.


Lexo edhe:

BEN BLUSHI: TAKIM ME JOHNNY DEPP

Po kaloja në qendër të Tiranës. Dy nxënëse mu afruan me disa letra. Me ngjyra.
Ça janë këto, i pyeta
Shprehje që mund të të lehtësojnë jetën, thanë nxënëset
Duhet të zgjedh njërën prej tyre?
Po zoti Blushi duhet të zgjedhësh, tha profesori i vajzave
Po zgjedh këtë blunë, thashë unë
Don’t stress, do your best, forget the rest
E bukur, tha profesori
Më shkon, thashë unë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult