Duke nisur nga sot, Ben Blushi nuk do të jetë më në krye të Top-Channel. Afro 4 vite nga marrja e detyrës Blushi tërhiqet nga drejtimi i Top-Channel, një ndër televizionet kombëtare në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Blushi përmes një mesazhi drejtuar stafit të Top-Channel. Ku nuk jep arsye të largimit të tij, por iu uron të gjithëve punë të mbarë.
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë.”,- shkruan Blushi në email.
Kujtojmë se Ben Blushi mori drejtimin e Top-Channel më 29 janar 2018./Balkanweb
——————————–
LEXO EDHE: RIBOTOHET ROMANI “BENI ECËN VETË”/MATI: ISHTE POROSI E KIÇO BLUSHIT
Një porosi e fundme e shkrimtarit, Kiço Blushi, ka shkuar në vend. Shkrimtari që u nda nga jeta dy vite më parë, pas një sëmundjeje të rëndë, rivjen para lexuesit me një prej veprave të tij më të njohura, romanin “Beni ecën vetë”. Vepra në riobotim përfshin mbi 110 vizatime me ngjyra të realizuara nga Zamir Mati, mik i vjetër i tij. Mati rrëfen në këtë intervistë bisedat me Kiço Blushin dhe porosinë që la para se të shuhej.
– Është ribotuar romani i shkrimtarit Kiço Blushi, “Beni ecën vetë”. Tashmë Kiço nuk jeton. A është ky botim një dëshirë e tij?
Në vitin 2008 Shtëpia Botuese e Librit Shkollor e Re, Tiranë duke lidhur e nënshkruar një kontratë me shkrimtarin Kiço Blushi vendosin të ribotojnë romanin “Beni ecën vetë”, libër i botuar për herë të parë nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, në vitin 1976 dhe me një tirazh 10000 kopje. Tashmë realizuar në film nga regjisorja e shquar e filmit shqiptar për fëmijë, Xhanfize Keko, në vitin 1975. Nevoja e shkollave me programet e saj përfshin edhe librat jashtëshkollorë, e kështu bënte të domosdoshëm ribotimin sa më parë të romanit “Beni ecën vetë”, një nga romanet për fëmijë nga më të vlerësuarit në letërsinë shqiptare në vitet ‘70-‘80 dhe i njohur për trajtimin e dashurisë ndaj natyrës fshatit e njerëzve të tij…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU