Ben Blushi ndryshon destinacion, bëhet drejtor në një televizion tjetër

ABC news ben blushi lëmoshë

Ben Blushi në dy muajt e fundit ka qenë një nga emrat më të përmendur në portalet shqiptare dhe kjo për dy arsye. Së pari, largimi i tij si drejtor i Top Channel-it ishte paksa shokues. Ai arriti një sukses të madh në televizionin më të ndjekur kombëtar, sidomos në Youtube, me rekorde absolute të shikueshmërisë.

Së dyti, rrjedhja e pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve, ku rezultonte se Blushi ishte punëmarrësi më i mirëpaguar në Shqipëri, ishte një tjetër lajm shokues për shqiptarët.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste rezulton se është paguar rreth 20 milionë lekë të vjetra në muaj te Top Channel. Një pagë e jashtëzakonshme, edhe pse suksesi i tij në zyrat e Kasharit nuk mund të hidhet poshtë.

Rritja e klikimeve dhe rrjedhimisht fitimeve në Top Channel nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Ben Blushi së shpejti do të marrë drejtimin e një tjetër televizioni të fuqishëm kombëtar. Bëhet fjalë për ABC News, ku ai do të ketë një pagë të majme.

Ndërkohë, lajmet për ABC News nuk përfundojnë këtu. Emisioni “Kosherja” i Altin Bashës nuk do të vijojë më tej në këtë televizion. Pritshmëritë ishin të mëdha, por ky projekt nuk rezultoi i suksesshëm.

Regjisori i njohur do të kalojë në Televizionin Publik Shqiptar, aty ku do të provojë një tjetër aventurë televizive, të cilën e presim me padurim. Urojmë që “Kosherja” e tij e ardhshme, me këtë emër ose emër tjetër, të ketë sukses më të madh se tek ABC News. /preferenca-al.com

_________________

Lexo edhe:

“OTELLO” I BEN BLUSHIT PËRKTHEHET NË GREQISHT

“Otello, Arapi i Vlorës”, me autor Ben Blushin, një nga veprat më të mira të letërsisë bashkëkohore shqipe, tashmë mund të lexohet edhe në greqisht.

“Shtëpia Botuese ‘Vakxicon’ sapo ka njoftuar për botimin në greqisht të ‘Otello, Arapi i Vlorës’, nën përkthimin e Yorgos Goumas, vepër e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult