
Berati, qyteti historik i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është veshur me zbukurime të veçanta në prag të Ditës së Shën Valentinit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe romantike për banorët dhe vizitorët.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi foto nga qyteti, me rrugët dhe sheshet e mbushura me drita, dekorime dhe elemente festive që simbolizojnë dashurinë dhe bashkëjetesën.
Zbukurimet përfshijnë zemra të mëdha të ndriçuara, fenerë ngjyrë të kuq, si dhe instalime artistike që nxisin vizitorët të kapin momentet më të bukura të qytetit historik.
Qyteti i Beratit, i njohur për arkitekturën e tij karakteristike me shtëpi të vjetra të bardha dhe dritare të shumta që duket sikur janë të vendosura njëra mbi tjetrën, ofron një sfond perfekt për festimin e dashurisë dhe promovimin e turizmit lokal./atsh







ObserverKult
Lexo edhe:






