Bëri një mini-turne nëpër Shqipëri, Ricky Martin u tregon të gjithëve përshtypjet e tij…

Teksa mbrëmjen e sotme Ricky Martin do ngjitet në skenë në Tiranë, ai mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë. Ylli latin ka shfrytëzuar rastin për ta vizituar e për ta njohur më shumë Shqipërinë.

Ditën e djeshme ai ka vizituar disa qytete, teksa e ka nisur turin e tij me Durrësin prej nga ku ka ndarë edhe në foto.

Ricky nuk ka hezituar të japë edhe mendimin e tij për shqiptarët. Për këtë, ai ka përdorur një informacion që ka gjetur në Google, i cili shkruan: “Populli shqiptar është mjaft miqësor. Një nga gjërat më të mira nga udhëtimi për në “vendin e shqiponjave” është se kudo që shkon, që nga kryeqyteti deri në rivierë, nga malet në qendrat historike, do të mirëpritesh nga njerëzit lokalë. Shqipëria është një nga vendet më miqësore që mund të vizitosh”

Bashkangjitur me këtë info, ai ka vendosur flamurin tonë dhe fjalën #fakt./ classlifestyle


Lexo edhe:

RICKY MARTIN PREMTON “ZJARR” NË TIRANË MË 20 KORRIK: ÇMIMET E BILETAVE SHKOJNË NGA 74-128 EURO

Tirana po bëhet gati për të pritur një tjetër emër ndërkombëtar të muzikës. Ricky Martin, do të performojë në sheshin ‘Skënderbe’, më datën 20 korrik, ndërsa të shumtë janë ata fansa që mezi e presin atë.

Atmosfera pritet premtuese, dhe biletat ka nisur që të shiten prej disa ditësh. Çmimi i tyre nis nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.

“Pa dyshim që është ngjarja e vitit. Tirana është një atraksion i këtyre ditëve. Ka shumë kërkesa. Madje dhe artisti është shumë i entuziazmuar që do vije në Tiranë…”

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU