Berisha ishte pjesë e regjisë, vdiq 3 ditë para koncertit

burbuqe berisha observerkult

Regjisorja Burbuqe Berisha është ndarë nga jeta sot në moshën 51 vjeçare.

Berisha ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës që do të mbahet të dielën.

”Në këtë ditë kur shtëpitë operitistike, teatrot dhe adhuruesit e muzikës bashkohen për të njohur vlerat e artit operistik, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë posterin e Koncertit Inaugurues të institucionit të Operës së Kosovës, i cili do të mbahet më 31.10.2021 në Sallën e Sporteve të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kujtojmë se propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelimin e Operës së Kosovës u miratua më 3 gusht të këtij viti me 75 vota për dhe pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Teksa Opera e Kosovës do të hap dyert për shfaqje operistike në vitin 2022.

Lexo edhe:

NDËRROI JETË NË VEND TË PUNËS, MINISTRIA DEL ME NJOFTIM PËR VDEKJEN E REGJISORES BERISHA

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dal me njoftim për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha, e cila vdiq sot në objektin e kësaj ministrie, ku edhe punonte.

Ministria u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit arstistik.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha.

Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në njoftim.

Tutje, është dhënë edhe një profil i veprimtarisë së saj.

Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër.
Të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore.
Fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.

Tekstin e plotë e gjeni KETU