Silvio Berluskoni u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi suksesesh të mëdha, por edhe skandalesh të mëdha.
Njeriu i Mediasetit italian, pronari i klubit legjendar, Milan, kryeministri më jetëgjatë i Italisë së pasluftës. Këto do ta bënin Berluskonin ikonë. Por në perëndim të jetës së tij, Berluskoni u njollos me party-t të njohura gjerësisht si “bunga bunga”.
Këto ishin festa erotike që Berluskoni i mbante në vilën e tij të pushimit, festa që prodhuan skandale seksuale të paprecedenta për një lider perëndimor.
Por çfarë është “bunga bunga”?
Ishte 17-vjeçarja Karim el-Mahroug, e njohur me emrin Ruby, që përmendi për herë të parë në vitin 2010 termin ‘bunga bunga’, për të cilin ajo tha se ishte një garë kërcimi në të cilën fituesja ose fitueset flinin me Berlusconin.
(Berluskoni dhe marokeneja Ruby)
Në një intervistë me prokurorin Antonio Sangermano menjëherë pas incidentit të stacionit policor, ajo pretendoi se Berluskoni i kishte dërguar një limuzinë në shtëpinë e saj për ta çuar në vilë për herë të parë në ditën e Shën Valentinit 2010.
Ajo tha: “Atë mbrëmje Berluskoni më shpjegoi se bunga bunga përbëhej nga një harem që ai e kopjoi nga miku i tij Gaddafi (ish-diktatori libian), në të cilin vajzat heqin rrobat e tyre dhe duhet të ofrojnë kënaqësi fizike”.
(Berluskoni dhe ish-diktatori libian, Muamar Gadafi)
Ishte tetori i vitit 2010, kur Berluskoni personalisht telefonoi një stacion policie duke kërkuar lirimin e Rubyt, e cila ishte akuzuar për vjedhjen e një byzylyku 3000 euro.
Ish-kryeministri u tha oficerëve se vajza ishte mbesa e ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak.
Por në fakt, adoleshentja ishte një valltare dhe prostitutë marokene e një klubi nate, e cila e quante veten Ruby the Heart Stealer, ose Ruby vjedhësja e zemrave.
Prokurorët pretenduan më vonë se Berluskoni i frikësohej marrjes në pyetje të kësaj vajze nga policia sepse ajo e mitur kishte marrë pjesë në festat e ‘bunga bunga’ të mbajtura në vilën e tij luksoze në periferi të Milanos.
Pas telefonatës, oficerët e liruan atë nën kujdesin e një prej bashkëpunëtorëve të kryeministrit, Nicole Minetti, një anëtare e partisë së Berlusconit-it, e cila gjithashtu dyshohet se gjente vajza për Berluksonin dhe perfomonte për të në mënyrë erotike.
(Nicole Mineti, e dyshuar si e dashur e Berluskonit, por edhe politikane e partisë së tij Forza Italia)
Ajo e ktheu Rubin në një apartament që ndante me një prostitutë braziliane, Michelle Conceicao, së cilës iu gjet gjithashtu një lidhje me Berlusconin pasi u zbulua se ajo e kishte kontaktuar në telefon ndërsa ai po merrte pjesë në një samit në Paris.
Kur prokurorët morën vesh për ndërhyrjen e kryeministrit në arrestimin e Rubyt, nisën një hetim që do të arrinte kulmin në një nga gjyqet më të bujshme të vendit.
Ndërsa Berluskoni kurrë nuk e mohoi ftesën e grave në festat e tij luksoze, ai gjithmonë pretendonte se ato ishin darka “të këndshme” me ushqim, të qeshura dhe shaka, pas së cilës ndonjëherë u jepte para sepse ishte “bujar” dhe donte t’i ndihmonte.
Dokumentet e prokurorisë renditnin emrat e 33 vajzave të reja, kryesisht yje të mundshme që shpresonin të hynin në biznesin e shfaqjes në një nga kanalet televizive të Berlusconit, të cilat thanë se ishin paguar për të bërë seks me të në festa.
Ata përshkruanin sesi festat ndiqnin gjithmonë të njëjtin skenar dhe përfunduan me zgjedhjen e kryeministrit për një nga vajzat me të cilat do të kalonte natën.
Së pari vinte darka, thonin vajzat, Karka përbëhej shpesh shpesh nga ushqime në ngjyrën e kuqe, të bardhë dhe jeshile të flamurit trengjyrësh të Italisë.
(Vila famoze e Berluskonit në Arcore)
Më pas fillonte ajo që është bërë e njohur si sesioni ‘bunga bunga’, “i cili u zhvillua në një dhomë disko, ku pjesëmarrëset femra merreshin me veshje, striptizë dhe kërcime erotike.
Më në fund, në fund të mbrëmjes, Berluskoni do të zgjidhte “një ose më shumë gra me të cilat do të kalonte natën”, në këmbim të parave, dhuratave të shtrenjta apo apartamenteve pa qira.
Hetimi i policisë përdori gjithashtu përgjime të telefonave të grave për të marrë prova të asaj që ndodhi gjatë mbrëmjeve të fshehta.
Në transkriptin e një telefonate, e ftuara e festës Maria Makdoum tregoi se si ajo bëri një kërcim në dhomën ‘bunga bunga’ ndërsa një palë motra binjake, të veshura me sytjena dhe brekë, kërcenin rreth e rrotull Berluskonit.
Në një tjetër transkript të zbuluar, Dario ‘Lele’ Mora, një producent televiziv i akuzuar për blerjen e prostitutave për kryeministrin, dëgjohej duke porositur një grua edhe mënyrën se si do të vishej për mbrëmjen.
Ai ishte një nga tre ndihmësit e Berlusconit të akuzuar se ishte pjesë e një “rrjeti të gjerë të tutorëve” të kryeministrit të atëhershëm.
Policia përgjonte edhe telefonatat direkte të grave për Berluskonin, disa prej të cilave u zbuluan në mediat italiane.
Në një goditje ndaj imazhit ‘maço’ që Berluskoni e kishte ndërtuar vetë, disa nga gratë që dyshohet se kanë fjetur me të për para ankohen se ai po plakej. Se po bëhej i shëndoshë dhe i dobët, dhe se nëse nuk paguante do të fillonin të vidhnin nga shtëpia e tij. Të tjerat, duke folur me të në telefon, e quanin’dashuri’ përpara se t’i kërkonin më shumë para.
Karima el-Mahroug, vajza e njohur si Ruby, arrestimi i së cilës shkaktoi fillimisht hetimet, gjithashtu dëshmoi në gjyq, duke pretenduar se ajo u takua për herë të parë me Berlusconin kur ishte e ftuar në një darkë në fshatin e tij privat jashtë Milanos në Ditën e Shën Valentinit 2010 në moshën 17-vjeçare.
Duke folur për partyt erotike të kryeministrit, ajo tha se kishte parë gjithashtu gra të veshura si presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama ose si gjyqtarja e Milanos, e cila drejtoi prokurorinë kundër Berlusconit në skandalin seksual, të veshur me paruke të kuqe dhe rroba të zeza të veshura nga magjistratët në Itali.
(Berluskoni kishte veshur vajzat në party edhe me maskat e Obamës, apo të Ronaldinjos)
El-Mahroug dëshmoi se seancat e bunga bunga shpejt u kthyen në orgji mes të ftuarve meshkuj dhe femra.
Por ajo mohoi të kishte fjetur me politikanin e egër, duke pohuar: “Është hera e parë në jetën time që një burrë nuk është përpjekur të më çojë në shtrat. Ai u soll si baba, ju betohem.”
Dhe ajo tha se ai i dha asaj vetëm 7,000 euro pas një feste sepse ajo i kishte thënë se ishte në telashe.
Megjithatë, në përgjimet e zbuluara të bisedave të saj telefonike, ajo u tha miqve se Berluskoni i kishte ofruar “ta mbulonte me ar” për të heshtur dhe se ajo kishte kërkuar 5 milionë euro.
Të dhënat e telefonit celular zbuluan se ajo kishte qenë në vilën e Berluskonit 13 herë midis shkurtit dhe majit 2010.
Në qershor të vitit 2013 ai u shpall fajtor për pagesën për seks me një prostitutë të mitur dhe për shpërdorim detyre dhe u dënua me shtatë vjet burg dhe u ndalua të mbante poste publike përjetë.
Megjithatë, gjyqtarët në Milano e përmbysën dënimin në apel një vit më vonë. /Përshtatur nga Mirror, lapsi.al
ObserverKult
Kliko edhe:
VENDIM KAPAJ RRËFEN SI NISI PASIONI PËR FYELLIN: BERLUSCONI M’U PËRKUL TRI HERË