Në historinë e artit të shekullit të 19-të, emri i Berthe Morisot lidhet ngushtë me atë të dy Maneve.
Së pari, Eduardi, i cili i kushtoi jo më pak se 14 portrete, disa prej të cilave janë të pranishme në Lille dhe vëllai i vogël, Eugjeni, po ashtu piktor. Por që diti të mbetej, me shumë elegancë dhe dashuri, vetëm si burri i Berthe.
Modele dhe mike e impresionistëve, por edhe e Malarmesë, Berthe Morisot ishte një piktore e vlerësuar nga kolegët. Figurë e avangardës në vitet 1860-1880, Berthe Morisot mori pjesë në themelimin e grupit të impresionistëve. E cila çoi në ekspozitën e famshme të vitit 1874.
E vetmja grua në grup, ajo u pranua si një nga personalitetet më inovative të epokës. Është thënë për të se ajo është piktorja e lumturisë. Apo edhe ajo që pikturoi më së miri kopshtet me lule, nënat dhe foshnjet…
Gjenia e Berthe Morriso (sepse kishim të bënim me gjeni) prirej të ngrinte kohën dhe të kapte ndriçimin: shpengimin e një vajze me ombrellë në dorë, vështrimi i një fëmije duke luajtur me kështjellat e rërës. Dashurinë e merakosur të një nëne përkulur mbi djepin e foshnjës… Të pikturosh intensitetin e një momenti dhe thjeshtësinë e dukshme të jetës.
Të pikturosh sipas një modeli i lejon Berthe Morisot të eksplorojë tema të ndryshme të jetës moderne, të tilla si intimiteti i jetës borgjeze, shija për vendpushimet dhe kopshtet. Rëndësia e modës, punët shtëpiake të grave, gjithë duke ngatërruar linjat ndërmjet e brendshme/e jashtme, private/publike, e përfunduar/e papërfunduar. Për Berthe, piktura duhet të përpiqet të “rregullojë diçka nga ajo që po ndodh”.
Pra, subjektet moderne dhe shpejtësia e ekzekutimi kanë të bëjnë me përkohshmërinë e paraqitjes, kësisoj artisti ballafaqohet pa u munduar me efektivitetin dhe kalimin e kohës. Veprat e saj të fundit, të karakterizuara nga një risi ekspresiviteti dhe muzikaliteti. Ftojnë drejt një meditimi shpesh melankolik mbi marrëdhëniet midis artit dhe jetës.
Te Berthe Morisot kishte një hijeshi dhe dinjitet të pazakontë, një forcë dhe një korrektësi ndjenjash, që i mundësuan asaj një rrjet të mrekullueshëm miqësie. Ajo kishte filluar të punonte me “papa Corot”; përmes Fantin-Latour ajo njohu Manet, i cili nga viti 1868 i kërkoi asaj të pozonte në ballkon.
Ky portret bodëlerian i dukej i tepruar: “Unë jam më e çuditshme, se e shëmtuar; duket se epiteti i femrës fatale qarkulloi midis kureshtarëve”. Ishte njëzet e shtatë vjeç dhe bukuria zeshkane binte në sy. Manet i kthehej shpesh këtij modeli. Duke ia ngurtësuar vazhdimisht tiparet. Duke treguar një melankoli këmbëngulëse. Dhe të fshehtë nën sharmin dhe rezervimin.
Në kohën kur Artet e Bukura ishin të mbyllura për gratë dhe do të qëndrojnë të tilla deri në 1897, si vajza e një nëpunësi të lartë civil, Berthe u rrit në një mjedis të apasionuar pas arteve. Por ku piktura nuk mund të ishte më shumë se një hobi, Berthe Morisot çlirohet nga rregullat e mjedisit të saj dhe kohës së saj. Këmbëngulëse në thirrjen e saj, ajo u bë një figurë thelbësore në avangardën parisiene. Dhe mbeti e tillë deri në vdekjen e saj në 1895.
Edhe pse për një kohë të gjatë ngurronte të martohej, Berthe u martua përfundimisht me Eugjene Manet, vëllain e Eduardit. Bashkë do të kishte një vajzë, Julie, të cilën nuk do ta ndalonte kurrë së pikturuari.
Miqtë e saj më të ngushtë do të jenë, deri në fund, pas vdekjes së dy Maneve, Degas, Renoir, Monet dhe veçanërisht Malarme, mysafiri i rregullt i ateliesë së saj. Berthe Morisot vdiq papritur në 1895, në moshën 54-vjeçare, nga pneumonia./Konica.al
Lexo edhe:
FOTOGRAFIA E VITIT 1938: TAKIMI NË SHKODËR I PENAVE MË TË NJOHURA SHQIPTARE
ObserverKult