Bertolt Brecht: Duke kujtuar Marie A

brecht analfabeti

Ju ftojmë të lexoni këtë poezi nga Bertolt Brecht:

Atë ditë në muajin e blunjtë të shtatorit
Qetësisht nën një pemë të re kumbulle
Unë e mbajta atë si një ëndërr të ëmbël në krahët e mi
Dashuria ime e zbehtë, dhe ajo ishte e qetë me mua
Dhe sipër nesh në parajsat e bukura të verës
Ishte një re, për pak kohë e pashë atje
Ishte shumë e bardhë dhe shumë lartë, kaq lart, sipër
Dhe kur pashë sërish ajo nuk ishte më
Prej asaj dite kanë kaluar shumë shumë hëna
Duke notuar qetësisht poshtë, poshtë dhe larg
Pa asnjë dyshim që pemët e kumbullave janë prerë tani
Dhe nëse ti pyet, po përsa i takon dashurisë?
Unë them
Në përgjigje, tani nuk kujtohet
Por e di se çfarë do të thuash, sigurisht që e di
Por fytyrën e saj, në të vërtetë, tani nuk do ta njihja
E kam puthur njëherë e një kohë
Kjo është gjithçka di
Madje edhe puthja që kam dhënë, do të ishte harruar prej kohësh
Po te mos kishte qenë edhe ajo reja atje
Renë e kujtoj gjithmonë dhe gjithmonë do ta kujtoj
Ishte shumë e bardhë dhe e lartë kur erdhi sipër
Kush e di, ndoshta pemet e kumbullave çelin ende
Dhe ajo grua tani, ndoshta ka shtatë fëmijë
Por vetëm disa minuta çeli ajo re
Dhe u zhduk ne erë kur unë pashë sërish lart.

Përktheu: Enkeleda Suti

ObserverKult

Lexo edhe:

DIANA ZHITI: VDEKËRKAN DHE DASHURITË?!