Besiana Kadare: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Vajza e shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare, Besiana, ka bërë një apel për ndjekësit, duke denoncuar hapjen e profileve të rreme për prindërit e saj në rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe në platformën “X” që më parë emërohej Twitter.  

Ajo shprehet se këto profile botojnë përmbajtje të paqëndrueshme dhe të pavërteta, duke theksuar se ato shpesh herë reflektohen edhe në media.

“Dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj mbi faktin se të gjitha profilet e krijuara në emër të prindërve të mi, Ismail dhe Helena Kadare, janë FALLCO dhe botojnë marrëzira. Ju lutem, mos i ndiqni dhe raportoni ato si ‘FAKE’ në mënyrë që të bllokohen një herë e mirë”, shkroi Besiana në platformën Facebook./javanews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: “EMIGRANTËT JANË JASHTËQITJA E KOMBIT”, KJO GËNJESHTËR E MADHE NDAJ MEJE QË U FABRIKUA NË KOMITETIN QENDROR!