Besnik Mustafaj: Bardhyl Londo refuzoi të punojë me Sigurimin kundër Zhitit… ju tregoj bisedën e fundit me të

Besnik Mustafaj për News 24 tregoi bisedat e fundit dhe një akt të rrallë gjatë regjimit komunist

Ndarja nga jeta e poetit Bardhyl Londo, ka trishtuar miqtë dhe ata që e njohën nga afër në vite të vështira diktature dhe në ditët e lirisë. Londo prej shumë vitesh ka qëndruar i tërhequr, por forca e karakterit sillet në vëmendje kur ai nuk është më.

“Bashkudhëtar në letërsi, kemi qenë bashkë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe bashkë në politikë si deputetë të PD. Dhimbja ime për një mik të çmuar për një gjysmë shekulli është e madhe. Përtej kësaj dhimbje doja t’i bëja një homazh se si rrallë kush ai ka gjetur në veprën e tij, prerjen e tij të asaj që është shqiptare e universal. Është monumentale qëndrimi që mbajti Bardhyl Londo kur Sigurimi i kërkoi të bënte një raport për Visar Zhiti dhe ai e refuzoi. Është nga të rrallët që e pati guximin në atë brez të thoshte nuk bashkëpunoj me sigurimin kundër një poeti”.

Ka qenë kryetari më liberal i Lidhjes së Shkrimtarëve, ai edhe Xhevahir Spahiu. Dua të përmend një gjest shumë njerëzor të djalit të Xhevahir Spahiut, Orgesi, që është doktori që e ndoqi gjendjen mjekësore deri në çastet e fundit. Në një nga poezitë, ai ka thënë që vetëm një do qajë seriozisht, kabaja përmetare, që ai i ka bërë himnin.

Prej kohësh Londo, kurohej për një sëmundje të rëndë po pa u dorëzuar.
“Kam komunikuar me të deri para 10 ditësh. E kishte bërë oepracionin, e dinte fundin, por ishte i fortë dhe me dashuri për jetën. E kishte shpërfillur vdekjen”, thotë Mustafaj./)(BalkanWeb)


Lexo edhe:

BUQETË ME POEZI TË BARDHYL LONDOS: EDHE DASHURITË VDESIN, E SHTRENJTA IME!