
30 prilli i vitit 1910 mbeti në histori si dita e një përballjeje të fuqishme mes kryengritësve shqiptarë dhe ushtrisë osmane, në Grykën e Kaçanikut.
Idriz Seferi, një nga prijësit më të njohur të kryengritjeve shqiptare, zgjodhi Grykën e Kaçanikut si vend strategjik për të ndalur ushtrinë osmane që po avanconte në Kosovë. Kjo betejë vinte në vijim të kryengritjes shqiptare të atij viti, kur shqiptarët kishin nisur rezistencën kundër Perandorisë Osmane.
Idriz Seferi mblodhi rreth 4.000 luftëtarë shqiptarë. Përballë tyre qëndronin 16.000 ushtarë osmanë të pajisur me artileri të rëndë, të udhëhequr nga Shefqet Turgut Pasha. Beteja zgjati për dy ditë me radhë, më 30 prill dhe 1 maj, me përplasje të ashpra në Grykën e Kaçanikut. Pavarësisht epërsisë numerike të osmanëve, forcat shqiptare luftuan me vendosmëri dhe u shkaktuan dëme të mëdha.
Kur nuk mundën të përballonin më sulmet, kryengritësit u tërhoqën, por vazhduan luftën në formë guerile në Karadak, Gjilan e Preshevë deri më 6 maj.
Humbjet ishin të rënda për të dy palët, por Beteja e Kaçanikut mbeti një simbol i sakrificës dhe qëndresës shqiptare./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:






