Biber, hapet konkursi për tregime të shkurtra

tregime të shkurtëra

Biber bashkë me mbështjen e Qendrës për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd, hapë konkursin e pestë për tregime të shkurtëra.

Tregimet e shkurtra mund t’i dërgojnë autorë të afirmuar, ata që nuk kanë botuar punime deri më sot dhe autorë që shkruajnë në shqip, boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht dhe serbisht.

Tema e konkursit është e zgjeruar, përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve. Tregimet kundër luftës, tregimet që ballafaqojnë të kaluarën, kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 1 qershor 2022 dhe njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe. Juria e konkursit përbëhet nga Lejla Kalamujiq, Kalina Maleska dhe Olja Saviçeviq Ivançeviq. Vendimi i jurisë do të bëhet publik në nëntor 2022.

Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me këto çmime: çmimi i parë 800 euro, çmimi i dytë 600 euro dhe çmimi i tretë 400 euro.

Konkursi do t’i kontriboj kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe t’i mbështesin autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore./biber.nenasilje.org

ObserverKult

Lexo edhe:

TREGIMET E MOÇME SHQIPTARE NË TRYEZËN E PËRKTHYESVE EVROPIANË