Një Bibël hebraike më shumë se 1000 vjet e vjetër dhe e përshkruar si “një nga tekstet më të rëndësishme dhe më të veçanta në historinë njerëzore” do të shfaqet në fund të këtij muaji. Shfaqja e saj do të bëhet përpara se të dalë në ankand.
Codex Sassoon, që daton nga fundi i 9-të deri në fillimin e 10-të, besohet të jetë Bibla më e hershme dhe më e plotë hebraike.
Ajo do të shfaqet në Sotheby’s në Londër nga 22-28 shkurt, e ndjekur nga një turne ekspozite në Izrael dhe SHBA. Ajo do të dalë në ankand në Nju0Jork në maj, ku pritet të shitet nga 30 deri në 50 milionë dollarë.
Sharon Mintz, specialiste e lartë e Sotheby’s për Judaica, libra dhe dorëshkrime, dha një deklaratë, lidhur me këtë dokument.
“Ky është dokumenti më i rëndësishëm që do të dalë në ankand ndonjëherë”.
Studiuesit kanë qenë prej kohësh në dijeni të kodikut të emërtuar sipas koleksionistit të njohur judaik David Sassoon (1880-1942).
Por ai ka mbetur kryesisht jashtë opinionit publik, tha Sotheby’s në një deklaratë për shtyp./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
FRAGMENTE NGA BIBLA: ARKEOLOGËT IZRAELITË BËJNË ZBULIMIN MË TË MADH
Arkeologët izraelitë u shprehën se kishin zbuluar pjesë biblike që datojnë rreth 2000 vjet. Ndërkohë gjetjen e saj e kanë përshkruar si një nga më të rëndësishmet e bëra ndonjëherë.
“Për herë të parë në afërsisht 60 vjet gërmimet arkeologjike kanë zbuluar fragmente të një pjese biblike”. Këtë e bëri të ditur në një deklaratë Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA).
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult