Kjo bibliotekë është ndryshe nga të tjerat, ajo që e bën atë të veçantë, është se librat janë grumbulluar nga mbledhësit e plehrave në Turqi.
Kjo është një histori në lidhje me një bibliotekë, të gjetur në Ankara, kryeqyteti i Turqisë.
Disa persona që mbledhin mbeturina rrugëve, menduan të grumbullonin edhe librat. Kjo ndodhi sepse ata besonin se librat nuk kanë datë skadence dhe vlera që kanë nuk duhet humbur, kështu që vendosën t’i koleksionin, pa e ditur se kjo bibliotekë do të bëhej e famshme.
Ndërsa njerëzit dëgjuan për idenë, banorët filluan të dhurojnë librat, në vend që t’i hidhnin tutje.
Ideja fillestare ishte të mirëmbahej biblioteka vetëm për nevojat e punonjësve dhe familjeve të tyre. Por ndërsa popullariteti po rritej gradualisht, ajo u hap për publikun në shtator të vitit të kaluar. Tani, biblioteka ka 6000 libra në zotërim.
Brenda kësaj biblioteke ekzistojnë libra për fëmijë, gjithashtu edhe në anglisht apo frëngjisht./konica