Biblioteka “Hivzi Sulejmani” shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

“Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë”, ka ditë që e ka hapur siparin në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në kryeqytetit me një vistër veprimtarishë, duke u mbyllur sot me një orë letrare e cila përfshinte një mozaik të tërë pikash.
Numër i madh i nxënësve janë regjistruar falas që nga orët e hershme të mëngjesit duke kulmuar me takimin e krijuesve dhe lexuesve. U lexua mesazhit “Gjuha e figurave” – tekst artistik nga autori holandez Rian Visser, mesazh ky i sponsorizuar nga Sesioni Kombëtar i Holandës dhe lexohet në gjithë botën me 2 prill.

Për nder të 2 prillit, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” promovoj librin “Kapërce detet në krahët e imagjinatës”, tregime dhe ese të shkruara nga nxënësit pjesëmarrës në konkursin letrar, organizuar nga biblioteka vitin kaluar dhe mbështetur nga Drejtoria për Kulturë. Për vlerat e këtyre teksteve foli poeti dhe studiuesi i letërsisë për fëmijë Xhevat Syla i cili e vlerësoi lart imagjinatën e fëmijëve. Është, po ashtu traditë që këtë festë krijuesit të lexohen poezi për fëmijë.

“Karvani i Shkrimtarëve për fëmijë”, i përberë nga: Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Xhemë Karadaku, Skender Zogaj dhe Jonuz Fetahaj, i deklamuan krijimet e tyre ndërsa voglushja Amra Ramiqi – autore e dy librave për fëmijë deklamoi një pjesë nga vepra e saj e fundit. Këto krijime u shoqëruan në piano nga Vesa Veselaj. Në fund, u ndanë mirënjohje për asociacione, medie e individë të cilët e përkrahën në vazhdimsi bibliotekën.

Dita Ndërkombëtarë e librit për fëmijë e të rinj festohet që nga viti 1967 dhe është vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Si ngjarje, ka për qëllim promovimin e leximit dhe nxitjen dashurisë për librat të fëmijët të rinjtë.

ObserverKult