Bie shi-përmbytemi, bie borë-bllokohemi, vjen vapa-digjemi në zjarre…

Bie shi-përmbytemi.
Bie borë-bllokohemi.
Vjen vapa-digjemi në zjarre.
Bie tërmet- flemë në rrugë.
Kur sëmuremi- vetëshërohemi.

Nga Nga Ylli Manjani


Kur kemi ndonjë mosmarrëveshje- e vetëzgjidhim.
Ujin e pijshëm- e pompojmë të na vijë në shtëpi.
Për ç’a dreqin duhet qeveria?!
Ah po edhe kur votojmë-na e vjedhin vullnetin megjithë votë…
Për çfarë duhet qeveria?!
Mos ndoshta duhet të dalim të gjithë në televizor e të shesim pordhë, që të mos ketë radhë më për qeverinë..!?
Për nder funksionojmë më mirë pa qeveri. Do kishim një hall më pak në kurriz… Do liroheshin helikopterët nga fluturimet VIP, trafiku nga eskortat e zhurmshme, shpenzimet publike nga piranjat…
Edhe lejet e ndërtimit i ndajmë vetë më mirë sesa i ndan qeveria. Me këtë rast do shpëtonim nga tenderat dhe koncensionet…
Më mirë pa qeveri sesa me këtë qeveri, që vetëm rren e s’e ke për një ditë të vështirë…
Nejse, si gjithmonë fajin e ka?
Saliuuuu…

ObserverKult

Lexo edhe:

VIDEO/RESHAT ARBANA & GJERGJ LEKA: HANI, PINI E RRËMBENI, ËSHTË KOHË E MASKARENJVE

Ju ftojmë të ndiqni një performim mahnitës realizuar bashkërisht nga Reshat Arbana dhe Gjergj Leka, me tekst të poezisë së famshme të Ali Asllanit “Hakërrim”.

Poezia: Ali Asllani
Muzika: Gjergj Leka

Ali Asllani – Hakërrim

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Klikoni për më shumë KETU

ObserverKult