Bienalja e Akuarelit, aty ku tregohet fuqia e artit

Bienalja e Akuarelit, Helidon Haliti tregon fuqinë e artit edhe në kohë të vështira për njerëzimin…

Helidon Haliti ndonëse në një vit të vështirë të jetës, kur pandemia i mori të atin, poetin e njohur Faslli Haliti, autorin e mbi 20 veprave poetike, sërish thërret me artin e tij: Jam gjallë.

E gjejmë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë me një mision që e ka nisur vite më parë, me Bienalen e Akuarelit. Një ngjarje artistike që edhe këtë vit ka sjellë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota.

“Prej shumë vitesh jam pjesë e Bienalja e Akuarelit”

“Kam mbërritur në Tiranë në vitin 1989 për herë të parë, por si turiste. Kam njohur më vonë Helidonin. Dhe prej shumë vitesh jam pjesë e Bienalja e Akuarelit që zhvillohet këtu”.

“Do të marr pjesë sa herë të më njoftojë Helidoni. Pasi sa herë vij njoh njerëz fantastikë dhe qytete që ndryshojnë çdo ditë. Kjo është vepra ime, një vepër që merr jetë nga pasioni im i madh për makinat e vjetra, motorët retro. Jetoj çdo ditë me to, madje edhe në shtator planifikoj të vij me një të tillë në Tiranë. Shpresoj t’ju takoj sërish me pikturat e mia”, u shpreh Hermi Kuener, artiste nga Austria.

Helidoni rrëfen për A2CNN se pas ekspozitës vetjake në një ambient privat, Bienalja e Akuarelit do t’i lërë vendin ekspozitës që iu refuzua nga Galeria e Arteve.

Atë do ta gjeni çdo ditë aty në muze me vizitorët, gati për t’ju treguar veprat e bienales. Ashtu sikurse ne e gjetëm po aty, ndonëse në një ditë pushimi për institucionin.

LEXO EDHE: Hapet ekspozita me fotografi të kullave të Jasharëve

LEXO EDHE:

Ekspozita, fëmijët ‘mposhtin’ pandeminë me art

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë çel ekspozitën me punime të 20 fëmijëve në instalacionin “Reja” në Tiranë. Artistët e vegjël rrëfejnë se si po ‘mposhtin’ pandeminë Covid-19 përmes artit. 

70 vizatime, piktura dhe skulptura të artistëve të vegjël që kanë në qendër natyrën e qetë janë ekspozuar në instalacionin “Reja”. Ëndrrat e të vegjëlve marrin jetë përmes punës që bëhet në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Ndërsa, vet ata na rrëfejnë punët e tyre…

TESKTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: Ekspozita, fëmijët ‘mposhtin’