Bienalja e Artit në Venecia, instalacioni meksikano-shqiptar befason në Pavijonin e Meksikës

Vepra e titulluar “Iknim, ktheheshim gjithmonë” në Bienalen e Artit Venecia 2024, e krijuar nga Erick Meyenberg dhe Gentian Doda, me një ekip artistik meksikano-shqiptar, befason në Pavijonin e Meksikës.

Këtë lajm të bukur e ka shpërndarë në rrjetet sociale ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri, Blendi Gonxhja.

“Një videoinstalacion që paraqet familjen Doda, familje shqiptare e emigruar në Itali prej 30 vjetësh, në një moment idilik dhe nostalgjik, që luan me konceptin e “rikthimit të përjetshëm” mes objekteve të gërryera nga koha.

Filmi poetik i shoqëruar me punime skulpturale të artistit meksikan Erick Meyenberg dhe ndërhyrjen koreografike “Mbi relievet e një kohe” nga “was bleibt kollektiv | Gentian Doda” krijuan një eksperiencë përthithëse dhe të paharrueshme për të pranishmit”, ka shkruar ministri Gonxhja në Facebook.

Përveç këtij suksesi Gonxhja i është gëzuar edhe suksesit të Kosovës në Bienalen e Venedikut.

“Krenarë për vlerësimin e veçantë për Kosovën në La Biennale di Venezia 2024! Bravo Doruntina Kastrati, komisioneres Hana Halilaj, kuratores Erëmirë Krasniqi, Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit! 1 komb, 1 gjuhë, 1 identitet shqiptarie, djep kulture e qytetërimi në Ballkan”, ka shkruar Gonxhja.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSH ËSHTË SHQIPTARI QË FITOI “LUANIN E ARTË” NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA

Udhëtimi i Erenik Beqiri në 80-vjetorin e Festivalit të Filmit në Venecia ka shënuar histori në kinematografinë shqiptare.

Filmi me metrazh të shkurtër arriti të fitojë “Luani i Artë” në kategorinë “Orizzonti”. Ky film la pas 11 produksione të tjera.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult