Bilal Xhaferi: Busti i një djaloshi çam të vrarë

bilall xhaferi çame


Poezi nga Bilal Xhaferi


Unë do ju shfaqem në errësirën me mjegull
profil i ngritur plot dhimbje dhe përbuzje.
Për mua s’do ju tregojnë gjë yjet, as erërat
as shndritjet e bronzëta të siluetës sime.
Për mua do dëshmojnë vetëm plagët e mia,
Për mua do dëshmojë vetëm vdekja ime.

ObserverKult


Lexo edhe:

BILALL XHAFERI: BALADË ÇAME

Baladë çame, poezi nga Bilall Xhaferi

Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë,
u zhduk matanë largësive,
mbi kreshtat e flakëve,
nëpër shi…

Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria
dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri.
Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore.

Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë.
Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore.
Dhe kudo toka çame,
mbuluar nga retë,
rënkon e mbytur në gjak e lot,
e mbetur shkretë,
pa zot.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


E QAU ME LOT ÇAMËRINË: CIKËL ME POEZI TË BILAL XHAFERRIT: LAMTUMIRË, ÇAMËRI!

 kush i ka kënduar me emocion Çamërisë si Bilal Xhaferri. Në vazhdim ju sjellim disa nga poezitë e tij “çame”:

Baladë çame

Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë,
u zhduk matanë largësive,
mbi kreshtat e flakëve,
nëpër shi…

Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria
dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri.
Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore.

Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë.
Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore.
Dhe kudo toka çame,
mbuluar nga retë,
rënkon e mbytur në gjak e lot,
e mbetur shkretë,
pa zot.

Na e tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë.
Na e ndriçojnë rrugët flakët, që gjithë tokën kanë përpirë
Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive
dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult