
Nga 11 deri më 15 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, do të qëndrojë i hapur Panairi i 25-të i Librit.“Prishtina 2025”!
Panairi i cili u hap sot bëri bashkë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ndërsa numri i titujve të rinj që u ofrohet lexesve është rreth 2000, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 6000.
Në kuadër të aktiviteteve dhe organizimeve, Shtëpia Botuese Albas vjen me një bisedë të hapur me përkthyesit.
“Një bisedë e hapur me përkthyesit tanë – ata që sjellin veprat e mëdha botërore në shqip, duke përkthyer jo vetëm fjalët, por edhe ndjesitë, ritmin, shpirtin e autorit”, pohuan nga Albas.
Ata i ftuan të interesuarit të vijnë, nesër më 12 qershor, në ora 18, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, e të dëgjojnë për sfidat, zgjedhjet, dilemën e çdo fjale dhe dashurinë për gjuhën, në një panel të veçantë me përkthyes, që diskutojnë artin dhe sfidat e përkthimit të veprave klasike dhe bashkëkohore në gjuhën shqipe.
Pjesëmarrës të panelit janë: Ag Apolloni, Ana Kove, Sokol Çunga, Granit Zela, Primo Shllaku, ndërsa kjo ngjarje do të moderohet nga Rita Petro.
ObserverKult
Lexo edhe:
NGA SOT DERI TË DIELËN DO TË JETË I HAPUR PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË






