Bisedë mes Jorge Luis Borges dhe Ernesto Sabato- ja çka i kishin thënë njëri-tjetrit…

Në vazhdim mund ta lexoni një bisedë mes Jorge Luis Borges dhe Ernesto Sabato

Borges: – Më kujtohet një frazë e famshme e Paul Groussac (shkrimtar franko-argjentinas), kur thoshte se Sarmiento (shkrimtar, president i Argjentinës)  dinte latinisht dhe çoku përtypte edhe greqishten…

Sabato: – Siç thuhet: “Filani zotëron disa gjuhë”. Në përgjithësi sidoqoftë, as gjuhën e vet njeriu nuk e zotëron dot.

Borges: – Gjuhët e zotërojnë njeriun në fakt..

Sabato: Për më tepër, edhe mes gjuhëve simotra ka nuanca të vogla që bëjnë ndryshimin e madh. Me kohën, fjalët marrin kuptime krejt të ndryshme: “nimio” nga “e madhe” sot domethënë “e vogël”.

Borges:–  “Cold” dikur në anglisht donte të thoshte të kundërtën, “ngrohtë”, por me kohën ia harruan kuptimin. Mbanin mend veç se kishte të bënte diçka me temperaturën, pa u kujtuar nëse ishte për “ftohtë” apo “ngrohtë”.

Sabato: – E vërtetë. “Cold” ngjan shumë me “caldo” që domethënë ngrohtë. Rrënja e përbashkët është sanskritishtja. Dini gjë sanskritisht ju, Borges?

Borges: Jo…

Sabato: – Por, gjithsesi e përtypni pak.

Borges: – Aspak.

Sabato: – Puna është që ka gjuhë të pamësueshme. Ndërsa ka lexues që edhe nëse nuk e flasin një gjuhë, prapë diçka mund të kapin. Por në Hungari, për shembull, nuk i dihet asnjëherë nëse tabela thotë: “Zotërinj” apo “Ndalohet hyrja”. Hungarishtja është e tmerrshme…

Borges: – Mund të shkojmë të gjerbim diçka…

Sabato: – Mirë fort. Përballë ka një dyqan.

E përktheu: Elvi Sidheri

ObserverKult


Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES DHE HISTORIA E PERANDORIT QË DOGJI LIBRAT PËR T’U BËRË I PAVDEKSHËM

Më 1950, Jorge Luis Borges botoi një tekst në të cilin përshkruante se si perandori kinez Qin Shi Huang e ndaloi me ligj përmendjen e vdekjes. Kjo ishte mënyra e shkrimtarit për t’iu kundërvënë presidentit fuqiplotë argjentinas, Juan Peron.

Nga: Alberto Manguel

Më 22 tetor të vitit 1950, një vit pas miratimit të Kushtetutës së re në Parlamentin argjentinas, që nuk i vinte më limite rizgjedhjes së Presidentit, duke i dhënë kështu gjeneralit Peron një pavdekshmëri simbolike, Jorge Luis Borges botoi në gazetën “La Nación” një tekst të shkurtër që sot është kthyer në një klasik të letërsisë, “Muri i madh dhe librat”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult