Vjeshta shëtit në trupin e tij
Hyn e del nëpër kocka si turrjelë
Krrokasin të shkretat eshtna bash si duhan i gzhitun në tavan
Dallgë të thinjura tallaziten
Kacafyten, stërkeqen, gulçojnë e nxijnë
Oxhakun që tymin e kthen në odën e burrave të mbetur zbraztë
Hingëllima e kalit
Që i është harrue dita kur ka mbartë barrën e fundit
Është këmbana e idhtë se nga shpia e plakut tym
kurrë ma s’ka me dalë
Gjethet ranë, degë e trungje rrokullisen
Rrënjët e lisit plak të nguluna thellë në shkëmb heshtin
Nga krisat e shkëmbit të bardhë bash si currila pranvere
Lot gjaku nisën me mbi.