Bjellorusia është skualifikuar nga Eurovision Song Contest 2021, për shkak të tekstit të këngës.
Mediat ndërkombëtare, bëjnë me dije se bendi Galasy ZMesta, është skualifikuar pasi kënga e tyre ishte me tekst politik.
Kënga e tyre “Unë do të të mësoj” ndezi një reagim të ashpër nga opozita vendase, gjë e cila bëri që kënga të mos transmetohet.
Mediat bëjnë me dije, se transmetimi i këngës mund të legjitimonte shtypjen e dhunshme të Alexandër Lukashenkos, ndaj protestuesve vitin e kaluar, pasi ai pretendoi fitoren në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale.
Në një deklaratë, Bashkimi Evropian i Transmetimeve tha se kishte kontrolluar me kujdes hyrjen e re për të vlerësuar të drejtën e bandës muzikore për të konkurruar.
Por pas vlerësimeve një zëdhënës tha se ishte konkluduar se kënga ishte në shkelje të rregullave të konkursit.
“Për fat të keq, Bjellorusia nuk do të marrë pjesë në konkursin e 65-të të këngës Eurovision në maj,” tha ai në deklaratë.
Vendimi ka shkaktuar edhe reagimin e Presidentit Lukashenko, i cili në një deklaratë për mediat tha se Perëndimi tashmë po i lufton në të gjitha frontet.
“Ne do të bëjmë një këngë tjetër. E shihni që e gjitha është e politizuar” tha ai.
Eurovisioni do të mbahet në 22 maj në Roterdam.