Blendi Fevziu bën denoncimin: Fotot e mia po përdoren për të joshur femrat braziliane…

blendi fevziu 1

Blendi Fevziu është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme.

Një mjek nga Brazili e ka njoftuar se fotot e tij po keqpërdoren nga dikush në Brazil i cili shtiret si i pasur dhe kërkon grua.

Blendi Fevziu ka publikuar edhe profilin e mashtruesit madje ai ka krijuar edhe një pasaportë dhe mjete identifikimi.

“Përshendetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekologu. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret si një burrë fallco për të vjedhur femra braziliane.

Nëna ime ishte një nga viktimat. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin. Ata shtiren si një i vetmuar i pasur që po kërkon për grua.
Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës sime”, shkruhet në mesazhin që mjeku i ka dërguar Blendi Fevziut.

ObserverKult

Lexo edhe:

BLENDI FEVZIU: KASTRIOT MYFTARAJ S’ËSHTË I VETMI, KA PLOT QË DERDHIN HELM DHE M… MBI KOKAT E VIP-AVE

 Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu e cilëson të padrejtë arrestimin e gazetarit Kastriot Myftaraj nga policia, për një shkrim që kishte botuar kundër ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Nga: Blendi Fevziu

Dje në mbrëmje vonë, disa prej portaleve ende në punë njoftuan se forcat policore të antiterrorit kishin shoqëruar në komisariat, Kastriot Myftarajn, një person publik, të cilit mund t’i vendosësh më shumë se sa një epitet dhe më të cilin në thuajse 100 përqind të rasteve as unë dhe as shumë vetë nuk janë dakort.

Sipas njoftimit të policisë, Myftaraj ishte ndaluar për një shkrim kundër Ambasadores së BE, Romana Vlahutin, shkrim që sipas policisë nxiste urrejtjen dhe dhunën. Nuk e kam lexuar shkrimin e Kastriot Myftarajt.

Pothuajse nuk kam lexuar asnjë shkrim të tij. Por e kam ndjerë zhurmën që përcjellin ato në publik. Një miksim paranojash, shpifjesh, sharjesh, fyerjesh, trillimesh, e herë herë edhe kërcënimesh. Di që ca vjet më parë ka botuar një libër afro 900 faqe kundër meje. I fundmi një serie shkrimesh që me siguri kanë qenë shumë më të ashpër dhe më fyes se sa ky ndaj Ambasadores Vlahutin.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult