Blendi Fevziu: Ismail Kadare të varroset pranë vëllezërve Frashëri te kodrat e Liqenit

Gazetari Blendi Fevziu ka propozuar që Ismail Kadare të prehet në paqe në varrezat e nderit në Kodrat e Liqënit të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu thekson se Kadare është intelektuali më i rëndësishëm që Shqipëria ka nxjerrë në historinë e saj.

Postimi i plotë:

Ismail Kadare është intelektuali më i rëndësishëm që Shqipëria ka nxjerrë në historinë e saj. Shqiptari më i njohur në botë dhe padyshim, siç shkruan shtypi ndërkombëtar, një prej intelektualëve më të mëdhenj të shekullit të XX. Ai duhet varrosur në altarin e njerëzve të shquar, pranë Vëllezërve Frashëri, Faik Konicën dhe Mithat Frashërit në varrezën e nderit në Kodrat e Liqenit të Tiranës.

Kadare ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare mëngjesin e sotëm në Spitalin Universitar Nënë Tereza si pasojë e arrestit kardiak. Ai është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.

ObserverKult


Lexo edhe:

“SMIRA NGA KOLEGËT E NDOQI DERI NË FUND”/ FATOS KONGOLI: SULMET NË DIKTATURË, ISMAIL KADARE I KTHEU NË INTERES TË TIJ