Regjisorja e njohur Blerta Zeqiri këtë të martë është emëruar drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Këtë e ka bërë me dije, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një njoftimi për medie.
Kryeministri Kurti ka shkruar se Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës.
Ndërsa ka theksuar se ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit
Postimi i plotë i kryeministrit, Albin Kurti:
Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Bashkë me ministrin Çeku, në zyrën time pritëm drejtoren e sapozgjedhur të Qendrës Kinematografike të Kosovës, regjisoren Blerta Zeqiri.
Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit.
Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi.
Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar. /ObserverKult
Lexo edhe:
FRANCA NDERON BLERTA ZEQIRIN PËR FUQI E ORIGJINALITET NË KINEMATOGRAFI
Për përpjekjet e saja të vazhdueshme për të mbrojtur ekzistencën e një kinemaje të pavarur, krijuese dhe të përkushtuar, regjisorja Blerta Zeqiri është dekoruar nga shteti francez. Zeqiri është dekoruar si kalorëse e “Urdhrit të Arteve dhe Letrave”.
Filmat e saj, në ceremoninë në rezidencën e Ambasadës së Francës në Prishtinë, të martën mbrëma janë vlerësuar për zërin unik, origjinal dhe të fuqishëm.
Zeqiri, e cila për një kohë kishte jetuar në Francë, ka thënë se atje ka kuptuar se nevoja e artistit për t’u shprehur është domosdoshmëri dhe jo luks.
“Urdhri i Arteve dhe Letrave” u themelua në vitin 1957 për të shpërblyer njerëzit që janë shquar nga krijimet e tyre në fushën artistike ose letrare.
Apo edhe për kontributin që ata kanë dhënë në Francë, por edhe në mbarë botën. Jepet në tri grada.
Ajo e kalorësit është e treta.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult