ObserverKult ua sjell disa thënie të Bob Marley:
Dashuria asnjëherë nuk do të na lë vetëm.
Ajo nuk mund të jetë njëra ndër gratë më të njohura ose më të e bukura por nëse ju e doni atë dhe ajo të bën të buzëqeshë, ç’rëndësi ka tjetër.
Çdo njeri e ka të drejtën ta caktojë fatin e vet.
Paraja nuk mund të blejë dashurinë as jetën.
Dashuro fort kur ka dashuri për të pasur. Sepse meshkujt perfekt nuk ekzistojnë, por gjithmonë do të jetë një mashkull i cili do të jetë perfekt për ju.
Asnjëherë nuk e dini sa të fortë jeni derisa të qenit të fortë është zgjedhja juaj e vetme.
ObserverKult
——————————————————————–
LEXO EDHE: HISTORIA QË FSHIHET PAS KËNGËS “I SHOT THE SHERIFF” TË BOB MARLEY-T
Historia që fshihet pas kësaj kënge tregon një njeri që qëllon një sherif i cili po e ngacmon atë, si shenjë vetëmbrojtjeje. Bob Marley kishte thënë se disa nga këngët janë të vërteta, por nuk do të tregojë se cilat pjesë.
Refreni i kësaj kënge, thotë:
I shot the sheriff, but I swear it was in self defense,
I shot the sheriff and they say it is a capital offense.
Rrëfyesi pretendon të ketë vepruar në vetëmbrojtje kur sherifi u përpoq ta qëllonte. Kënga u lansua për herë të parë më 1973 në albumin “Burnin, The Wailers”. Marley e shpjegoi konceptin e tij:
“Unë doja të thosha, unë gjuaja policinë, por qeveria do të kishte bërë një bujë kështu që unë thashë, unë gjuaja sherifin, por është e njëjta ide, drejtësia”, kishte shpjeguar Marley.
Më 1992, me polemikat rreth këngës Ice-T “Cop Killer”, kënga e Marley shpesh citohej nga mbështetësit e Ice-T si provë e hipokrizisë së kundërshtarëve të tij, duke marrë parasysh që kënga e vjetër nuk u kritikua kurrë në mënyrë të ngjashme, pavarësisht se kishte të njëjtën temë.
Eric Clapton e regjistroi këtë këngë më 1974. Versioni i tij ishte hit numër një në SHBA, i vetmi i karrierës së tij. Regjistrimi i Clapton i dha atij një hov të madh, pasi e ekspozoi atë para një audience roku…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU