Nga Bob Marley
– Kujt i intereson përsosmëria? As hëna nuk është e përsosur. Është plot me njolla. Po detin, e keni parë si është? Jo vetëm është i kripur, por edhe i errët në thellësi. Po qielli? Një pafundësi e lodhshme.
Pra, edhe gjërat më të bukura nuk janë të përsosura. Bukuria e tyre është veçoria e tyre. Kësisoj, çdo grua, ashtu si edhe çdo burrë, ka bukurinë dhe veçorinë e vet, të cilën e shpalos gjatë jetës së vet. Mjaft me këtë “të jetë e (i) përsosur”.
E mira është të jetë e (i) lirë dhe të jetojë duke bërë atë që i pëlqen, pa tentuar t’u pëlqejë të tjerëve.
ObserverKult
—————————-
Lexo edhe:
BOB MARLEY: VETËM NJË HERË NË JETË MUND TË GJENI DIKË, QË MUND TA NDRYSHOJË PLOTËSISHT BOTËN TUAJ
Në këtë artikull kemi vendosur t’ju sjellim një pjesë nga fjalimi i Bob Marleyt, ku është pyetur mbi dashurinë e vërtetë. Këto janë fjalët e tij:
“Unë besoj se vetëm një herë në jetë mund të gjeni dikë që mund ta ndryshojë plotësisht botën tuaj.
Mund t’i thoni gjithçka që nuk e keni ndarë kurrë me një person tjetër dhe ai person do të dëgjojë gjithçka që i thoni, madje duke dashur të dëgjojë edhe më shumë.
Mund të ndani shpresat për të ardhmen, ëndrrat që nuk do të realizohen kurrë, qëllimet që nuk i arritët dot dhe zhgënjimet e shumta që jeta ju ka bërë tëkaloni.
Kur ndodh diçka e mrekullueshme, mezi prisni t’i tregoni për atë gjë, duke e ditur se ai/ajo do të marrë pjesë në gëzimin tuaj. Ai/Ajo nuk ka turp të qajë me ju kur ju lëndoheni, ose të qeshë me ju kur bëni një budallallëk.
Asnjëherë nuk ju lëndon ndjenjat ose nuk ju bën të ndiheni sikur nuk jeni mjaftueshëm të mirë. Por përkundrazi ju tregon gjëra për veten që ju bëjnë të veçantë dhe madje edhe të lumtur.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult