Nga Jorge Luis Borges
E di që jam tetëdhjetë vjeç, kështu që mund të vdes në çdo moment; por çfarë më mbetet tjetër, veç të vazhdoj të jetoj dhe të ëndërroj, pasi të ëndërroj është detyra ime?
Duhet të vazhdoj të ëndërroj dhe pastaj ato ëndrra t’i shpreh me fjalë; duhet t’i ndjej ato dhe pastaj, me to, të bëj më të mirën që mundem.
Sa për ato që shkruaj, nuk kthehem t’i lexoj më. Unë nuk e njoh veprën time… Kur shkruaj diçka, e bëj se kam nevojë ta bëj.
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
JORGE LUIS BORGES: MARRJA ME LETËRSI MUND TË TË MËSOJË T’U BËSH BISHT GABIMEVE…
Nga: Jorge Luis Borges
Marrja me letërsi mund të të mësojë t’u bësh bisht gabimeve, por jo dhe t’i meritosh gjetjet.
Ajo nxjerr në pah pamundësitë dhe caqet tona të ashpra. Me kalimin e viteve, nxura se isha i privuar prej kadencës magjike, metaforave kërshëritëse, pasthirrmave, veprës së përpunuar me mençuri a asaj me frymëmarrje të gjerë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult