Borges: Dashuria kërkon prova, prova të mbinatyrshme

Nga Jorge Luis Borges

Nuk e di pse thonë se qenkam i mangët në ndjenja, apo se më qenkan mohuar disa përvoja themelore në jetë. Mendoj se e kanë fjalën për ndjenjën e dashurisë tek unë. Por ata që mendojnë se unë nuk e paskam njohur dashurinë, gabojnë. Atyre mund t’u pohoj se përherë kam qenë i dashuruar. Dashuria e parë (sigurisht, ideale), e jetës sime ishte një aktore, Ava Gardner. Zakonisht, filmat e saj i shikoja dy herë në ditë. Sapo mbaronte shfaqja, dëshiroja që të vinte e nesërmja që ta shihja përsëri. Dashuria kërkon prova. Prova të mbinatyrshme.

Përktheu: Bajram Karabolli

LEXO EDHE: Jorge Luis Borges: Kurthi