Borges: Veç muj me t’dashtë ashtu siç je…

dashuria borges është libri dashuria poezi nga borges
Jorge Luis Borges

Poezi nga Jorge Luis Borges: Veç muj me t’dashtë ashtu siç je…

Jo, s’mundem me iu dhanë zgjidhje krejt problemeve t’jetës
as ndonji përgjigje s’kam për dyshimet, as ndërdyshjet e tua
veç mundem me t’ndigjue, e gjithçka me ty me e nda …

Jo, s’mundem kurrqysh me e ndryshue
as të shkuemen dhe as të ardhmen tande
por n’se ta lyp nevoja, pranë vedit ke me m’pasë gjithnji

Jo, s’mundem me i shmangë teposhtat e tua,
veç dorën mundem me ta shtri,
e me të mbajtë sado pak mos me u rrzue!

Gëzimi yt, fitoret tua, triumfi yt
vërtet s’janë të miat
po shpirti m’gëzon sa herë t’shof me flatra

Vendimet e marra t’jetës tande s’i gjykoj
po me të mbështetë gjithkund e ndjej detyrë,
pse jo edhe me të nxitë e me të ndihmue n’se ti m’pranon!

S’mundem me i vu cak qiellit kah vërtitesh,
veç mundem me t’ofrue hapsinë të mjaftë
ku ti gjithnji t’naltohesh…

S’mundem me e shmangë jo, vuejtjen tande,
kur ndoj ndëshkim zemrën ta landon,
po mund t’përlotem me ty e me i rimbledhë bashkë
krejt gastaret e njatij shpirti t’thyem, e me rinisë nga e para

S’mundem me t’thanë kush je, e as kush duhet të jeshë,
veç mundem me të dashtë njashtu siç je
dhe me mbetë përjetë Miku yt…

Përktheu: Jozef Radi

ObserverKult


Lexo edhe:

BORGES: ATA QË MENDOJNË SE UNË NUK E PASKAM NJOHUR DASHURINË, GABOJNË…