Bota e artit në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur- Arleen Sorkin

Një lajm i trishtë ka ardhur nga kinematografia, ku Arleen Sorkin, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Problemet shëndetësore e penguan atë dhe larguan nga aktrimi vitet e fundit.

E lindur më 14 tetor 1955, në Washington, Sorkin punoi në një grup humori dhe si interpretuese kabaresh në vitet 1970 dhe 1980, më pas luajti Jones në “Days of Our Lives” nga 1984-90.

Sorkin gjithashtu ishte autore dhe producente në shfaqjet televizive si “How to Marry a Billionaire” dhe “Fired Up”.

Artistja amerikane ka lënë pas bashkëshortin e saj, producentin Christopher Lloyd dhe dy fëmijët e tyre./gazetashqiptare

ObserverKult

———

toto cutugno

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA KANTAUTORI I NJOHUR TOTO CUTUGNO

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno.

Cutugno vdiq të martën rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar.
Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri Danilo Mancuso, duke thënë se “pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN

Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, ishte një prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.

I biri i tij, Wolfgang ka thënë përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë dhe të mundimshme me kancer”.

Van Halen kishte qenë një prej kitaristëve më me nam të brezit të tij.

Eddie dhe vëllai i tij, Alex e themeluan grupin Van Halen në fillimin e viteve shtatëdhjetë në Los Angeles, që do të debutonte me album më 1978.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult