Tri gjëra kanë mbetur nga parajsa, ato janë yjet, lulet dhe fëmijët, thoshte Dante Aligeri. Ndërsa Zhan Zhak Ruso, theksonte “Unë mbeta për një kohë të gjatë fëmijë, dhe jam ende fëmijë në shumë aspekte”.
E kush s’do të dëshironte të mbeste ende fëmijë. T’i shikonte e përjetonte gjërat me infantilitet, pavarësisht kushtesh e rrethanash.
Të shihte botën me ngjyra, edhe në kushtet më të mjerueshme, në varfëri ekstreme, në kohë luftash.
Të kishte gjithmonë një fije buzëqeshjeje në cepin e buzëve, edhe atëherë kur s’do dihej fare se çfarë do të sillte e nesërmja.
ObserverKult ju sjell disa foto që shfaqin pikërisht këtë: fëmijë të qeshur edhe në rrethana të çuditshme.
Fëmijë në llogore lufte gjatë vitit 1940
Dashuri e pakushtëzuar
Miqësi e sinqertë
Muzika të lumturon
Kështu lind dashuria për leximin
Fëmijë rus duke u argëtuar në artileri gjermane
Efekti Marilyn Monroe
Oh sa shumë po kënaqen
Për çdo gjë ka zgjidhje
Përgatiti: U.V/ ObserverKult
Lexo edhe:
E NËNSHTRUARA HIRUSHE, A DUHET T’UA LEXOJMË FËMIJËVE ENDE KËTO PËRRALLA?
Hirushja në përrallë rrëfehet si një vajzë e lezetshme, e nënshtruar, vajzë që nuk ankohet për asgjë. Vajzë e cila pranon çdo urdhër nga njerka dhe gjysmë motrat “zemër këqija” pa e bërë fjalën dy dhe ky shërbim pëshkruhet nën nocionin e “të qenit punëtore”.
Nga Sumea Ramadani
Mospasja e qëndrimeve personale na paraqitet si model i bukur i një vajze pra na tregohet që vlera e një vajze përcakohet se sa dëshirohet dhe admirohet ajo nga jashtë.
Gjysmë motrat e Hirushes paraqiten si vajza të shëmtuara ngaqë hanë ëmbëlsira. Mosngrënia e ëmbëlsirave, pastrimi si aktivitet i vetëm dhe heshtja e Hirushes admirohen dhe cilësohen si arketip femëror.
Shpërblim i vetëm për ketë imazh arketipal jepet princi i cili ka forcë materiale. Mesazhi i cili përçohet këtu (duke lënë anash faktin e posedimit të forcës nëpërmjet tjetërkujt) është se lumturia e një gruaje është në dorën e tjetërkujt ndërsa nuk ka gjë më destruktive për një njeri se sa fakti që ajo nuk mundet vet ta ndërtojë lumturinë e saj. Kushtëzimi i lumturisë tonë me dikë tjetër automatikisht i bie të jemi të palumtur.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult