Bota në një shkrepje: Fotografitë më të bukura të planetit (foto)

Janë rreth 190 000 fotografi që kandidojnë për çmimin e organizuar nga Sony, si “Fotografia më e mirë e vitit 2020”. 

Konkurrentët vijnë nga 63 shtete dhe kanë sjellë pamje vërtet spektakolare të planetit tonë, në pritje të çmimit të madh, më 4 prill. Ndërkaq, të gjitha fotografitë pjesëmarrëse deri në fazën finale, do të kenë një “çmim special”. Ato do të ekspozohen në Londër, nga 17 prill deri më 4 maj 2020.

Më poshtë, gjeni disa prej fotografive më të bukura të këtij konkursi: