Botohen “Dorëshkrimet e fshehta të burgut” e Visar Zhitit

“Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, libri i ri i poetit Visar Zhiti…

Kanë njohur dritën e botimit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, poezitë e shkruara me dorën të poetit Visar Zhiti. Që vuajti 10 vite heqje lirie i akuzuar se shkroi kundër regjimit.

Poeti rrëfehen vitet e vuajtjeve të mëdha teksa përpiqej të shpëtonte krijimet e tij. Ndërsa pohoi se shkrimet qenë më të forta se diktatura. 

Asnjë dorë, s’duhet të prekë fletët e jetës tënde që e burgosën…
Por fytyrën e dëshiruar të dashurisë, shpesh ledhatojnë fshehurazi…

Kjo është nga poezitë e shumta të poetit Visar Zhiti, që vijnë në “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”. Ku poezitë e shkruara me dorë, përmes botimit anastatik na njohin me kohën kur ai vuante dënimin në burgun e Spaçit dhe Qafë-Barit.

Poeti vuajti 10 vite heqje lirie, për poezitë që regjimi komunist me gjyq i shpalli armiqësore. Poezia quhej “Vesi i poshtër” në dosjen e tij, ndërsa Visar Zhiti s’e mendonte kurrë. Se mënyra e të jetuarit me krijime e se vet poezia do ta shpinte pas hekurave, transmeton ‘syri.net’.

11 fletoret me poezi u liruan para poetit. Visar Zhiti mundi t’i shpëtonte dorëshkrimet duke ia dhënë të ëmës. Megjithatë ankthi për të krijuar dhe zbrazëtia që i la mungesa e tyre u bënë motivi për të mos e lënë padore krijimin. Diktatura luftoi të shkërmoqte ëndrrat në sytë e poetit, por beteja qe e humbur.

I prekur nga rrëfimi i poetit të zëshëm, regjisori Edmond Budina në përmbyllje të aktivitetit u shpreh se duhen ndërtuar muze në vendet ku kanë vuajtur ish-të burgosurit. Që ajo kohë t’i përkasë kujtesës së gjithsecilit, ndërsa shkrimtari Andreas Dushi, që së bashku me bashkëshorten e tij Edën punuan për botimin e këtij libri i cilëson poezitë e Zhitit si martire./syri.net

LEXO EDHE: Visar Zhiti: Jam fare i vetëm, aq më keq i arrestuar…