Në Shkup, 112 vite nga mbajtja e Kongresit të Manastirit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore dhe Shqiptarëve mbajti Akademinë shkencore “Ditët e Alfabetit 2020”, ku u botuan kujtimet e Parashqevi Qirjazit që gjendeshin në Arkivin Qendor të Shtetit.
Në të morën pjesë zyrtarë të lartë shqiptarë, mes tyre edhe Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.
Gjatë fjalës së tij, Bido theksoi se shqiptarët, pavarësisht historisë së copëtimit, të represionit të të drejtave, shpesh herë gjatë historisë, frymojnë si një KOMB.
Sipas Bidos “ky frymim si një komb, ka sjellë që të ketë dy shtete dhe të ketë përfaqësim dinjotoz në shtet ku nuk është shumicë siç është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët janë element shtetformues”.
“Kongresi i Manastirit është një nga pikat kryesore që na bashkon ne si komb. Njësoj siç po mbahet kjo akademi në Shkup, në Tiranë dhe Prishtinë institucionet kultrore, gjithashtu po mbajnë aktivitetet e tyre.
Shqiptarët, pavarësisht historisë sonë të coptimit të represionit të të drejtave, shpesh herë gjatë historisë, frymojnë si një KOMB dhe ky frymim si një komb, ka sjellë që të ketë dy shtete dhe të ketë përfaqësim dinjotoz në shtet ku nuk është shumicë siç është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët janë element shtetformues.
Në këtë kuptim, Kongresi i Manastirit është një moment shumë i rëndësishëm i kombit tonë. Në pikëpamjen kulturore ne nuk kemi asnjë arsye pse të mos frymojmë si një komb prandaj edhe bashkëpunimi i institucioneve tona, pavarësisht shtetit se ku ndodhen, duhet të jetë gjithnjë e më i fortë.
Më vjen mirë që kulmimi i kremtimeve këtu në Maqedoninë e Veriut lidhur me Kongresin e Manastirit, është botimi i kujtimeve të Parashqevi Qirjazit, një dosje e cila gjendet në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë dhe falë bashkëpunimit të DPA-së dhe Institutit tuaj të Trashëgimisë Kulturore, sheh dritën e botimit për të gjithë studiuesit shqiptarë.
Vlen të theksohet roli i rëndësishëm që Parashqevi Qirjazi ka pasur një rol të rëndësishëm në Kongresin e Mbajtur në Manastir (14-22 Nëntor 1908).
Si përfaqësuese e Shkollës së Vashave të Korçës, ajo ishte e vetmja delegate femër në Kongres. Ajo u zgjodh sekretarja e Komitetit, duke punuar gjithë ditën me të njëmbëdhjetët. Në vitin 1909, Parashqevia shkroi “Himnin e alfabetit”, botoi një abetare me alfabetin e ri, si edhe themeloi shoqërinë kombëtare për gra, “Yll’ i Mëngjezit”, tha Bido./panorama.com.al