At Zef Pllumi njihet kryesisht për veprën monumentale “Rrno vetëm për me tregue”.
Por, rishikimi i dorëshkrimeve të tij, ka nxjerr në dritë poezi të panjohura, të cilat janë përmbledhur në një libër nga botimet e Provincës Françeskane Shqiptare .
“Vargjet e mia kanë lindun gjatë netve t’ni dimni barbar,
T’ni dimni shqiptar.
Nuk pata ngjyrë shkrimi, por i shkrova n’galerë,
Me lot, gjak e me vnerë”
Këto janë disa prej vargjeve që At Zef Pllumi shkroi gjatë viteve të burgut, të cilat arriti t’i nxirrte me ndihmën e shokëve.
Përgjegjësi i botimeve at’ Vitor Demaj thotë se në arkivin e personal zbuluan poezi të reja të cilat nuk janë botuar në përmbledhjen “antipoezi për shekullin e njëzetë” ku at’ Zef Pllumi shfaqet me pseudonimin Lis Mali.
Poezitë e at Zef Pllumit tregojnë botën e madhe të autorit, përpjekjet dhe shpresën për të rrëzuar kultin e dhunës dhe për t’i ngritur një monument të madh të dashurisë, e cila është në thelb të zhgunit të Françeskaneve. /abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe: