Pas shfaqjes kohë më parë në Tiranë e në Prizren filmi dokumentar për Bekim Fehmiun është shfaqur dje në kinemanë ABC në Prishtinë. Ky dokumentar flet në detaje për botën e pasur të aktorit.
Me rastin e shfaqjes së këtij dokumentari në Prishtinë ishte edhe Branka Petriq, gruaja e aktorit të ndjerë, Bekim Fehmiu.
I pari i Prishtinës, Përparim Rama me këtë rast ia ka dhënë zonjës Petriq “Mirënjohjen e Kryeqytetit” në shenjë vlerësimi për veprën dhe trashëgiminë që la ikona e artit dhe kinematografisë, Bekim Fehmiu.
Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kryetari i Prishinës, Përparim Rama.
Ndryshe, skenari i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu”, është realizuar nga Fahri Musliu ndërsa regjia nga Valmir Tertini.
ObserverKult
Lexo edhe:
KUR SHQIPTARI BEKIM FEHMIU TENTOHEJ TË PARAQITEJ SI AKTOR GREK!
Intervista që po e japim të përkthyer për lexuesin shqiptar është botuar në gazetën serbe “Večernje novosti” në vitin 1968 dhe flet për fillet e angazhimeve ndërkombëtare të aktorit tonë ikonik Bekim Fehmiu i cili në këtë muaj ka 87-vjetorin e lindjes (1936) dhe 13-vjetorin e vdekjes (2010)
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
YMER SHKRELI: E GJETA VETEN E HUMBUR NË FLOKUN TËND…
E gjeta veten e humbur një herë
në flokun tënd;
tani jam më i ri për një vdekje
po shoh verbët –
dhe shumë më mirë;
i gjeta puthjet që heshtja
i paska shndërruar në peshq
aqë sa edhe akuj
o dreq –
mes mishit e thoit
e gjeta varrin e premtimit:
dashuria s’ka sy
e ka shpëtim –
midis mishit e ashtit
ose duhet përqafuar
fundin e këtij deti të marrë:
bima e dreqit
ObserverKult