Brenda muzeut të Bankës së Shqipërisë, ‘udhëtim’ në historinë e monedhave shqiptare

Ky muze është funksional prej disa vitesh dhe mund të vizitohet nga të gjithë qytetarët të cilët kanë interes të njohin historinë e monedhave, por edhe një pjesë të thesarit të shtetit.

Shpresa Lubonja e cila është edhe përgjegjësja e këtij muzeu shpjegoi detaje nga të gjitha ambientet e muzeut ku paraqiten të gjitha etapat e prodhimit dhe zhvillimit të parasë në Shqipëri.

Rrugëtimi nis në fillesat e këmbimit që dikur bëheshin mall me mall. “Ndodhemi tek sektori i objekteve të vjetra sikurse janë edhe sëpatat të cilat janë edhe momenti i parë i këmbimit në vend të përdorimit të një monedhe”, shprehet Lubonja.

Më pas ajo përcjell detaje nga sektori i antikitetit, periudha e Perandorisë Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, periudha e Venedikut dhe deri në kohën e mbretit Zog duke treguar të gjitha etapat dhe specifikat e të gjitha këtyre periudhave.

”Materialet bazë të cilat janë përdorur në këto periudha janë floriri, argjendi por edhe metale të tjera të cilat shërbenin për të vënë në lëvizje edhe ekonominë”, shprehet Lubonja.

“Sigurisht që paraja është shumë e rëndësishme pasi është i vetmi mjet i sigurtë dhe i gjithëpranuar nga autoritetet e çdo kohe për t’i shërbyer ekonomisë.

Përveç monedhave dhe kartëmonedhave që ndodhen në këtë muze, aty do të gjejmë edhe një pjesë të thesarit të shtetit i cili është i përbërë edhe nga objekte dekorative dhe objekte të tjera zbukurimi të veshjeve”, tregon ajo.

“Një pjesë e rëndësishme janë objektet zbukuruese dekorative që njerëzit në periudha të ndryshme i përdornin dhe kjo mbi të gjitha tregonte edhe nivelin shoqëror apo statusin e personave të cilët dispononin këto objekte të përbëra kryesisht nga ari”, tregon më tej  Lubonja.

Pas viteve ’90 kemi edhe ndryshimin e statusit të Bankës së Shtetit në Bankën e Shqipërisë ku vijmë tek monedhat dhe kartëmonedhat e prera në këtë periudhë.

“Vijmë në një tjetër periudhë ku tashmë prerja e kartëmonedhave përmbajnë edhe ato që quhen si element të sigurisë për të ruajtur paranë nga falsifikime të ndryshme që mund t’i bëhen”, u shpreh Lubonja. /ATSH

Që nga koha kur ky muze është hapur dhe deri më sot, ka pritur shumë vizitorë shqiptarë dhe të huaj. Ky muze me një procedurë shumë të thjeshtë për t’u vizituar është interesant për të gjitha moshat. 

ObserverKult

Lexo edhe:

ZBULIMET NË MOZAIKUN E TIRANËS, VARR ANTIK- MURE RRETHUESE DHE MONEDHA TË SHEKULLIT TË V

Përfundimi i gërmimit, pranë Mozaikut të Tiranës, nxjerr në dritë atë çfarë arkeologët parashikuan më herët, potencial arkeologjik të rëndësisë së veçantë.

“Varri i parë i zbuluar pranë mozaikut të Tiranës. Duke qenë se është gjetur një varr i asaj kohe tregon se këtu mund të ketë pasur vendbanime dhe lëvizje të njerëzve”, është shprehur Nezha.

Luan Nezha, arkeologu i cili ka qenë pjesë e ekipit, shpjegon rëndësinë e zbulimeve në këtë monument kulture të kategorisë së parë, i cili ndodhet  2 kilometër pranë qendrës së Tiranës

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult