Brenda shtëpisë së At Gjergj Fishtës, shikoni si duket kulla 2 katëshe pas rindërtimit (Video)

Gjergj Fishta

Shtëpia e Homerit shqiptar, At Gjergj Fishtës, hapi dje dyert për të pritur mysafirët e parë pas rindërtimit.

Vizitorët e parë ishin kryeministri shqiptar, Edi Rama, ministrja e Kulturës Margariti dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, të cilët morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kullës dy katëshe që vjen edhe në përvjetorin e lindjes së poetit.

Punimet restauruese i janë përmbajtur konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë e çati.

Ndërsa në dhomat e saj janë ekspozuar edhe veprat e Fishtës.

Punimet për rindërtimin e shtëpisë së Fishtës nisën në 17 qershor të këtij viti dhe tashmë kulla me pamjen mahnitëse pritet të jetë një atraksion turistik që do t’ia shtojë vlerën zonës.