Brenda tuneleve që u shpëtuan jetën mijëra anglezëve në Londër (Foto)

Tunelet e errëta, të mbushura me pluhur, të një strehe të braktisur nëntokësore në Londër, janë fotografuar së fundmi gati 80 vjet pasi u përdorën nga britanikët gjatë sulmeve intensive ajrore.

Fotot janë shkrepur në Haverstock Hill ku me mijëra persona do të qëndronin për të pritur sirenat njoftuese për qetësimin e situatës pas sulmeve ajrore në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Të tjera fotografi janë shkrepur në tunelet ku rreth 8 mijë londinezë kaluan orë të tëra duke pritur që bombardimet të përfundonin. Janë gati 8 strehime nëntokësore. Ato janë të ndërtuara nën metrotë e Londrës, të cilat u shërbyen qytetarëve t’u shpëtonin bombardimeve të pandërprera në verën e vitit 1944 nga Gjermania.

Fotografi i njohur si “Abandoned UK” tha se çdo tunel ishte i mbushur me krevate marinari, shërbime shëndetësore dhe 8 mensa që shërbenin ushqim për mijëra njerëz që strehoheshin gjatë çdo sulmi. /a2news.com

__________________

Lexo edhe:

TUNELET NËNTOKËSORE NËN SHTËPINË 500-VJEÇARE ZBULOHEN RASTËSISHT

Fredi Gudall, 23 vjeç, i cili punon si ndërtues, ka zbuluar poshtë shtëpisë 500-vjeçare të familjes së tij, dhjetëra kalime të fshehta nëntokësore.

Gjithçka ka nisur nga një rastësi, por që është kthyer në një gërmim të bukur në të shkuarën e largët.

Teksa djali po shihte disa fotografi të vjetra të familjes, ai vuri re një derë në bibliotekë, të cilën nuk e kishte parë kurrë më parë në atë dhomë. Kjo e vuri Fredin në punë dhe pas shumë kërkimesh, e gjeti derën të fshehur mirë pas një rafti të mbushur me libra, ‘a2news.com’.

Dera nuk ishte gjë tjetër veçse një hyrje për në disa tunele nëntokësore që të çonin në disa dhoma të vjetra, për të cilat Fredi dyshon se janë shekullore dhe janë përdorur në mënyre sekrete nga shërbëtorët në vitet 1800.

Gjatë kërkimit, ai gjeti edhe një kasafortë, brenda së…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult