Brenda vilës së Enver Hoxhës, dhoma dhe shtrati ku ndërroi jetë! (Foto)

enver hoxcha dhoma e tij

Dhoma e ish-diktatorit, Enver Hoxha ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë.

Në një udhëtim në rezidencat e personaliteteve të politikës shqiptare, emisioni “Opinion” dhe gazetari Blendi Fevziu ka hyrë, kohë më parë, brenda vilës së ish-diktatorit Hoxha, e madje edhe në dhomën e tij, ku dikur ka qenë e ndaluar të hyje.

Në atë dhomë nuk hynte as personeli i vilës, por vetëm Hoxha dhe mjekët e tij. Është ende në atë dhomë edhe shtrati ku ish-diktatorit ndërroi jetë në Prill të vitit 1985.

Dhoma e tij e gjumit kishte hyrje ose nga biblioteka ose nga holli, ndërsa në vilën me shumë kthesa binte në sy edhe banja luksoze për kohën.

50 MIJE METRA KATRORË OBORR

Duke rrëfyer historinë e rezidencës, gazetari Blendi Fevziu tha se fillimisht pas luftës ai jetoi nën të njëjtin kulm me Koçi Xoxen dhe më pas mori të gjithë shtëpinë.

Në momentin që qeveria e Enver Hoxhës mbërriti në Tiranë u vendos në hotel Dajti përkohësisht. Aty u vendos edhe kryeministri Hoxha. Por me kalimin e ditëve, njerëzit e sigurisë së tij i thanë që kishin gjetur dy shtëpi. Shtëpia i takonte një italianeje Ana Luçia dhe aty qëndronte më qira inxhinieri Beloti.

Ndërsa shtëpia ngjitur me të i takonte Qemal Biçakçiut. Të dyja shtëpitë u bashkuan dhe në to u vendos Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe. Deri në vitin 1947 ata qëndruan në një shtëpi dhe më pas Hoxha e mori gjithë shtëpinë.

Gjithë pjesa rreth saj një hapësirë diku në 50 mijë metra katrorë ishin oborre dhe parqe rreth shtëpisë.

Në vitin 1972, Enver Hoxha vendosi të ndërtonte një shtëpi të re që t’i përgjigjej zhvillimeve të brendshme të familjes. Klement Koloneci bashkë me një grup projektimi morën detyrën të ndërtonin një shtëpi të re që do të ishte ngjitur me të vjetrën dhe të dyja shtëpitë u bashkuan./opinion.al

———————–

Lexo edhe:

Kush ishte gruaja misterioze që Enver Hoxha i dërgonte lule edhe pasi kishte ndërruar jetë…

ObserverKult