Brian Rihlmann: Mbijetesa në shtëpi

Jo…nuk duhet – nuk ke pse
të jesh vetmitar ose i leçitur për të shkruar
poezi…ama një gjë e tillë të ndihmon. Përnjëmend
të ndihmon nëse ke qenë goxha i refuzuar sa për
të marrë gjilpërën e mprehtë të brendshme dhe për
të shikuar përreth se çka ka këtu brenda. Unë nuk
do ta kisha bërë kurrë, po ta dija.
A bëra mirë? Nuk jam i sigurt.
Bën vaki, ama duket shikuar mbrapa sikur
dikush mund t’i ketë kthyer mbrapshtë të gjitha
tabelat rrugore, të ketë vendosur disa kone të portokallta,
disa shigeta neoni, si një lloj shakaje,
për të më çuar teposhtë kësaj rruge në këtë
labirint që më është bërë shtëpi…
një vend i rrëmujshëm, i lagësht dhe i çuditshëm,
megjithëse bën vaki edhe është vendi ku duhet
të jem, nëse veç më duhet të jem në ndonjë vend,
kaq. Ndoshta mund t’ju tregoj të tjerëve si të
mbijetojnë në këtë lloj shtëpie, nëse nuk mund të
lulëzojnë këtu. Kjo mbetet për t’u parë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe: