Në heshtje.
Në heshtje kalon çdo dhunë, lajmi jepet si nëpër mjegull dhe mbyllet me kaq “Hetimet vazhdojnë”, i dyshuari është ne arrati apo “Drejtësia do të dalë në shesh”.
Njëzet vjet ky lloj diskursi nga organet kompetente, të interpretuara nga mediat tona, si blic, si nëpër mjegull!
Heshtja është mbretëreshë, thonë! Por jo për këto ngjarje, për këto dhunime, për këto vrasje.
Çka bëmë për këto vite? Asgjë, ama asgjë. Kur mosha më e mirë e rinisë së këtij vendi e ka futur në trend dhunën, vrasjen, drogën e pisllëqet që i kanë diskurs të të shprehurit!
Më thotë dikush që për këto vite lirie që kemi, aq shumë media e aq shumë gazetarë a kanë bërë ndonjë emision për shkollat, për problemet e fëmijëve, për ecurinë e tyre në këtë rrugë të “dijës”. Kurrë, ama kurrë. E dhimbshme dhe shumë shqetësuese.
A ka parë kush nga ju që në emisionet e tyre, TV-të tona kanë trajtuar temën se pse nxënësit tanë përdorin kaq shumë substanca narkotike? Pse shkollat nuk kanë psikolog, pse me shkolla nuk bashkëpunojnë mediat, institucionet sociale, psikologjike, policia etj.
Dikush nga ju të më thotë se nuk qenka në dijeni për këto! Po e ka gabim nëse mendon dhe fle dathë se fëmijët i ka të sigurt nga këto mbikëqyerje.
I shoh, i dëgjoj dhe çdo ditë përballem me këtë moshë. Nxënësit tanë kanë nevojë për një përkrahje për, një edukim institucional.
Pasi ne si prindër nuk po kemi kohë, se me e vlefshme është me bë projekte për ndërtime të banesave e hoteleve se këto janë ardhmëria e jetës! Fëmijët rriten me kohën… thonë! Bash me kohën rriten, por me cilën kohë, me këtë që e ushqen me urrejtje, me dhunë, me mosrespekt! Me kohën që me dashje e ka dhunuar dijën, leximin, teatrin, ku të gjitha këto i sheh si të pavlera, nuk i takojnë trendit të tyre.
Befasohem shumë nga mediat, të cilat kurrë nuk kanë marrë një hap të tillë që në televizionet e tyre të ketë debate mbi problemet shkollore (dhuna, pordorimi i drogës, mosleximi, shkollat pa psikolog e shumë e shumë probleme të tjera).
Thonë që i kemi trajtuar. Një herë e një dekadë! Pse s’i bëni si seriale me episode si këto serialet turko-latine.
Ka aq material sa me dekada e dekada keni për t’i trasmetuar.
E ardhmja e këtij vendi është shkollimi, është edukimi, dashuria njerëzore.
Jo ndërtimi i pallateve e hoteleve me të madhe. Pse se ndërtuat ende një objekt për atraktivitete të fëmijëve, me bë pak humanizëm për të mirën e fëmijëve të këtij vendi.
Hapini sytë e mendjën të gjithë se një pjesë e madhe e fëmijëve tanë janë në rrugën e greminës.
Heshtjen mos e vazhdoni…