Britney Spears ka një mesazh emocional për familjen e saj

Këngëtarja e njohur, Britney Spears, ka folur së fundmi lidhur me kujdestarinë 13-vjeçare dhe për marrëdhënien me familjen e saj.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, këngëtarja ka konsideruar kujdestarinë abuzive, dhe ka kritikuar familjen se e kanë lënduar me sjelljen e tyre, transmeton ‘lapsi.al’.

“Është poshtëruese dhe është sikur çdo person me të cilin jam hapur ndonjëherë do të thotë se do të largohet menjëherë në një udhëtim për dy javë pas… Ok, e kuptoj…ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur është e përshtatshme për ta.

Epo unë nuk jam në një dispozicion për asnjë prej tyre tani. Nuk më shqetëson të jem vetëm…dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza…nëse jeni të vrazhdë me mua, atëherë ka mbaruar paqe. Ky mesazh është për familjen time që më lëndoi me thellë se ndonjëherë”, shkroi Spears në postim.

————————————————————–

LEXO EDHE: BRITNEY SPEARS: ZOTI KI MËSHIRË PËR FAMILJEN NËSE JAP INTERVISTË

Britney Spears ka folur përsëri për familjen e saj në një postim në Instagram.

Ajo beri nje shkrim që reflekton mbi lirinë e saj të munguar prej kohësh.

Ylli i muzikës pop, 39 vjeç, u shpreh se ka një kasafortë me tregime të zymta.
Kujtime ku të afërmit e saj qëndronin anash ndërsa ajo vuante.

“Zoti ki mëshirë për shpirtrat e familjes sime nëse bëj ndonjëherë jap intervistë !!!”-tha Britney Spears.

Britney, karriera e së cilës filloi në 1993, në moshën 11 vjeç si Disney Mouseketeer, disa kohë më parë, akuzoi familjen e saj.

Akuza kishte te bente me pjesëmarrje në kujdestarinë e ashpër ligjore të krijuar nga babai i saj, Jamie Spears, në 2008.

Megjithëse nëna e Britney, Lynne Spears, ka mbrojtur lirinë e vajzës së saj në gjykatë, mbështetja e saj nuk erdhi pasi lëvizja #FreeBritney filloi në 2019…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU